Arratisja e Alket Rizait/ Dyshime se është larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës, dëshmia e re: Përdori megafon policie

7 Tetor 2026 | 10:05

Policia greke po vijon kërkimet për Alket Rizain, të dënuarin shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokos më 14 shtator, pas përfundimit të lejes së dhënë. Autoritetet greke dyshojnë se Rizai mund të jetë larguar nga Greqia, ndërsa Shqipëria dhe Kosova janë dy nga destinacionet që po shqyrtohen.

Rizai ishte përfshirë një ditë më parë në një incident me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos, ku kishte shkuar me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve të bëra publike, incidenti nisi pas një debati për muzikën me volum të lartë. Pronari i lokalit kishte dalë jashtë për t’i kërkuar grupit të ulte zërin, ndërsa situata më pas u përshkallëzua. Disa klientë dhe punonjës dolën jashtë lokalit për të parë se çfarë po ndodhte.

Sipas dëshmive që po verifikohen nga autoritetet greke, Rizai dyshohet se ka nxjerrë një armë gjatë konfliktit. Policia po heton edhe mundësinë që ai të ketë qëlluar me armë, dyshohet në ajër.

Për incidentin është arrestuar një 27-vjeçar me origjinë afgane, i cili punonte si roje sigurie në beach bar. Ai akuzohet se ka tentuar të qëllojë për vdekje një person tjetër. Nga të shtënat, dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Ndërkohë, një dëshmi e re ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si Rizai mund të jetë larguar nga zona pas incidentit.

Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti, i cili po udhëtonte në rrugën ku dyshohet se ka kaluar Rizai pas përplasjes në Anavisos, nga një automjet që ndodhej pas tij është aktivizuar një fener i ngjashëm me ato që përdoren nga policia greke në automjetet civile.

Dëshmitari dyshohet se ka deklaruar gjithashtu se një prej personave që ndodheshin në automjet i ka folur përmes një megafoni.

Autoritetet greke po verifikojnë këtë dëshmi, ndërsa kërkimet për lokalizimin e Alket Rizait vijojnë. Një prej skenarëve që po shqyrtohet është edhe largimi i tij nga territori grek, me Shqipërinë ose Kosovën si destinacione të mundshme.

Për momentin, këto mbeten pista hetimore dhe nuk ka konfirmim zyrtar se Rizai është larguar drejt njërit prej këtyre vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, dyshohet se komunikonte me një 18-vjeçare

Një efektiv policie në Krujë është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar, pasi kishte përfunduar shërbimin. Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari po lëvizte në rrugë kur...
10:01 | 07/10/2026

3 vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar trevjetorin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë mbi 1,000 persona. Përmes një postimi në platformën...
09:26 | 07/10/2026

Vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, Rama: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të mërkurë se po vijojnë takimet e përjavshme të “Pranisë Besnike”. Siç bën të ditur kreu i...
08:24 | 07/10/2026