web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan

7 Tetor 2026, 10:11, Kronika CNA

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në derën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit Sh.F., 69 vjeç.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. /CNA





Lajmet e fundit nga