7 Tetor 2026, 10:02
Nga E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rrethimit të banesës së 60-vjeçarit, Shefki Frakulli. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave.
Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje. Në banesë jetonte vetëm çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.
Një nga pistat që mund të verifikohet nga grupi hetimor lidhet me mundësinë që dëmtimi i banesës të jetë një akt intimidues ose mesazh kërcënues ndaj familjes.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka të dhëna zyrtare që të konfirmojnë motivin e ngjarjes apo ndonjë lidhje të saj me aktivitetin e djemve të familjes në emigracion. Sakaq, pritet që grupi hetimor të zbardhë ngjarjen e plotë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al
shpërthimi me lëndë plasëse në elbasan
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:51
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:48
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” në E...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:44
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një punonjës policie në Krujë është dhunuar mbrëmjen e kaluar teksa ishte jashtë sh&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:14
E. D
Adi Hila
TIRANË- Prokurori Julian Xhengo do të hetojë dosjen e video-skandalit të kompozitorit Adi Hila, pas shortit të hedhu...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 09:00
E. D
pamjet
ROSKOVEC- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të p...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 08:34
E. D
Alket Rizai
GREQI- Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit p...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:59
E. D
pamjet
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:56
E. D
foto ilustruese
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodhim më të lartë krahasuar me një vit m&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe benzinë pritet të shtojë deri në 6.1 lek&...
Aktualitet
7 Tetor 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan rritjen më të lartë t&eum...