Messi nderohet me titullin “Honoris Causa” para ndeshjes së lamtumirës me Argjentinën
Lionel Messi është nderuar me një titull “Honoris Causa” nga Universiteti i Buenos Airesit (UBA), në një ceremoni të zhvilluar pak para ndeshjes së tij të lamtumirës me kombëtaren e Argjentinës.
Ceremonia u mbajt në qendrën stërvitore të Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), në Ezeiza, ku rektori dhe zv/rektori i universitetit i dorëzuan Messit vlerësimin më të lartë akademik që ofron institucioni.
Ky ishte një moment i veçantë për yllin argjentinas, i cili më pas zbriti në fushë për ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares. Argjentina e mbylli takimin me një fitore të pastër 3-0 ndaj Beninit.
Pas marrjes së titullit, Messi e përshkroi ceremoninë si një nder të madh, veçanërisht për shkak të rëndësisë së ditës.
“Është një nder dhe një ditë vërtet speciale”, u shpreh Messi.

