Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, ja më sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit zhvilloi mbledhjen e dytë, ku miratoi tarifat e reja për karburantet në Shqipëri.

Sipas vendimit të marrë më 7 tetor 2026, çmimi i gazoilit të standardit SSH EN 590, nuk mund të kalojë 210 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 198 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Të lidhura

None found

Për benzinën e standardit SSH EN, kufiri maksimal është vendosur në 190 lekë për litër në tregun me pakicë, ndërsa në tregtinë me shumicë çmimi nuk duhet të jetë më i lartë se 178 lekë për litër.

Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi sot, më 7 tetor, në orën 11:30 dhe do të zbatohen deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Në atë mbledhje, tarifat do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.

Vendimi është marrë në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, si dhe në zbatim të neneve 21/3 dhe 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.

Bordi e ka bazuar gjithashtu vendimmarrjen në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës u është rikujtuar detyrimi për të zbatuar çmimet e përcaktuara. Në rast konstatimi shkeljesh, aktiviteti i operatorëve mund të pezullohet.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet