Pse Edi Rama vijon të mbetet në pushtet pavarësisht skandaleve, aferave dhe protestave të gjata? Kjo ishte një nga pyetjet që Flavio Qarri i drejtoi eurodeputetit spanjoll Antonio López-Istúriz White në intervistën ekskluzive për “Kafe Shqeto” në SYRI TV.
Duke iu referuar përvojës së Spanjës dhe ndikimit të anëtarësimit në BE, Lopez tha se standardet europiane e bëjnë të papranueshme një sjellje të tillë politike dhe se shpreson që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të sjellë një situatë ku kryeministrat përballë akuzave dhe skandaleve të mos mbeten “të palëvizshëm”, por të japin llogari dhe të zëvendësohen përmes mekanizmave demokratikë.
Intervista:
Qarri: Edhe pse Shqipëria ka pasur më të rëndë ekonomike dhe skandale dhe aferave dhe protesta më të gjata, ai duket i palëvizshëm. Pse mendoni se është kështu në rastin e Ramës?
Eurodeputeti Lopez: Ajo që e shpëtoi Spanjën është pikërisht qënia e saj anëtare e BE dhe këto sjellje që janë tipike për kryeministrat socialistë janë të papranueshme në hapsirën Europën politike dhe urimi është që edhe për Shqipërinë të ndodhi sa më shpejtë një anëtarësim brenda kuadrit ligjor që kryeministrat që përballen me akuza të llahtarshme dhe me skandale të panumërta të mos jenë të palëvizshëm por të ndryshohen.
© SYRI.net
Qytetarët të uzina e thërrasin, ‘hajdut’ - Sekretari demokrat përpalaset me Ramën: Në burg do përfundosh...
‘Koha e karagjozëve politikë ka mbaruar’/ Eurodeputeti: Në Bruksel, ende shije e tmerrshme nga gjunjëzimi i Ramës te Meloni
Zgjedhja e Presidentes, Blakaj: Ishte një ngërç artificial me kalkulime meskine në dëm të institucioneve