• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mungesa e barnave në Iran ushqen tregun e zi

10:29 : 07/10/2026
në BOTA

Mungesat në rritje të barnave në Iran po i shtyjnë pacientët drejt tregut të zi, ku barnat esenciale mund të gjenden me çmime disa herë më të larta se ato zyrtare.

Shoqata e Farmacistëve të Iranit thotë se rreth 800 barna janë aktualisht në listën e barnave esenciale që mungojnë në vend. Mungesat janë përkeqësuar nga kufizimet financiare, vështirësitë në importimin e barnave dhe lëndëve të para, si dhe kufizimet e fluturimeve pas luftës 12-ditore me Izraelin në qershor të vitit 2025 dhe konfliktit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Mehdi Pirsalehi, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit, ka përmendur vështirësitë financiare, si mungesa e valutës së huaj të nevojshme për importe, si një nga shkaqet kryesore të krizës.

Për pacientët, pasojat mund të jenë të rënda.

Një grua 45-vjeçare që po trajtohet për kancer të gjirit i tha Radio Fardas të Radios Evropa e Lirë se farmacitë i kishin thënë vazhdimisht se nuk kishin në stok versionin iranian të Aromasinit, një bar që ajo duhet ta marrë çdo ditë.

Lexo edhe:

Si mund të zhvillohen alergjitë e reja gjatë jetës

Një vit me Evis Salën në Shëndetësi, nga premtimet te dorëheqja mes polemikave për barnat dhe Onkologjikun

Një kuti me 30 tableta kushton zyrtarisht 4 milionë rialë (rreth 2 euro). Ajo pagoi 50 milionë rialë (rreth 26 euro) në tregun e zi, 12,5 herë më shumë se çmimi zyrtar.

Ajo tha gjithashtu se pagoi të paktën 30 milionë rialë (rreth 15 euro) për çdo injeksion të Zometas dhe se dy prej tyre rezultuan të falsifikuara dhe i shkaktuan komplikime. Ashtu si personat e tjerë që folën për Radio Fardën e Radios Evropa e Lirë, ajo kërkoi që emri i saj të mos bëhej publik për arsye sigurie.

Një burrë 39-vjeçar që po trajtohet për kancer të mushkërive tha se tani shpenzon 750 milionë rialë (rreth 386 euro) në muaj për Sandostatin LAR, të cilin e siguron nëpër farmaci që drejtohen nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit. Vitin e kaluar, ai shpenzonte 220 milionë rialë (rreth 113 euro), që shënon një rritje prej 241 për qind.

Sipas Qendrës së Statistikave të Iranit, paga mesatare mujore në Iran është rreth 350-450 euro, ndërsa pagat në qytete si Teherani konsiderohen rreth dyfish më të larta se ky nivel.

Radio Fardas i ndalohet të operojë në Iran dhe, për këtë arsye, rrëfimet në këtë raport nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shiten përmes Telegramit

Ndërsa farmacitë në Iran përballen me mungesa të furnizimeve, Radio Farda gjeti shitës që reklamojnë barna përmes grupeve në Telegram dhe kanaleve të tjera online. Ata ofronin barna për sëmundjen e Parkinsonit, astmën, depresionin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Një shitës ofronte RhoGAM, një injeksion që u jepet grave Rh-negative gjatë shtatzënisë ose pas abortit për të parandaluar komplikimet. I njëjti shitës kishte gjithashtu Symbicort, i cili përshkruhet për astmën dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, si dhe nortriptilinën, e cila përdoret për depresionin dhe migrenën.

Disa shitës thanë se kufizimet e fluturimeve të vendosura për shkak të luftës e kishin bërë më të vështirë importimin e barnave, por se rrugët alternative mbeteshin të hapura. Një importues u kërkoi blerësve që fillimisht të konfirmonin disponueshmërinë dhe më pas ofroi një listë të gjatë barnash për dërgesë me postë.

Një tjetër shitëse, një grua, tha se punonte me vëllain e saj, i cili i siguron barnat “nga kudo që mundet”, ndërsa ajo merret me marketingun dhe shitjet.

“Thjesht e bëni porosinë”, tha ajo. “Shitja e barnave nuk është aspak fitimprurëse. Ne i shesim barnat vetëm që të mund të mbijetojmë.”

Nuk ka çmim fiks

Çmimet në tregun e zi ndryshojnë shumë dhe shpesh tejkalojnë ndjeshëm çmimet në barnatore.

Një shitës në Isfahan ofroi Madopar, një bar për Parkinsonin, për 20 milionë rialë (rreth 10 euro). Pothuajse në të njëjtën kohë, një shitës në Yazd kërkoi 72 milionë rialë (rreth 37 euro), më shumë se tri herë më shumë. Estradiol valerate, një bar estrogjeni, ofrohej për 40 milionë rialë (rreth 21 euro), krahasuar me 6 milionë rialë (rreth 3 euro) në farmaci.

Edhe çmimet zyrtare po rriten. Një zëdhënës i Shoqatës së Farmacistëve të Iranit i tha së fundmi mediave iraniane se çmimet e barnave ishin rritur mesatarisht me 30 deri në 70 për qind këtë vit. Disa barna të markave të huaja ishin shtrenjtuar deri në 300 për qind.

Për pacientët që arrijnë t’i gjejnë barnat e tyre, pyetja gjithnjë e më shumë është nëse mund t’i përballojnë ato. Për shitësit, siç e tha gruaja që punon me vëllain e saj, kjo veprimtari ka të bëjë me mbijetesën. /REL

Etiketa: barnailacetreg i zi

Lajme të lidhura

SHENDETI

Si mund të zhvillohen alergjitë e reja gjatë jetës

16:23 : 20/09/2026
AKTUALITET

Një vit me Evis Salën në Shëndetësi, nga premtimet te dorëheqja mes polemikave për barnat dhe Onkologjikun

18:51 : 02/09/2026
AKTUALITET

BB: 73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

08:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

10:17 : 06/07/2026
AKTUALITET

Himarë/ E reja konsumon ilaçe, përfundon në spital

21:18 : 28/06/2026
BOTA

A përfundojnë armët dhe municionet në tregun e zi?

14:14 : 14/06/2026

TË GJITHA

Mungesa e barnave në Iran ushqen tregun e zi

10:29 : 07/10/2026

Detaje nga shpërthimi me tritol në Elbasan/ Çifti Frakulli jetonin vetëm në banesë! Ja pistat e hetimit

10:12 : 07/10/2026

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

09:56 : 07/10/2026
Foto ilustruese

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

09:54 : 07/10/2026

“Pse i shkruaje motrës?”/ Dhunohet me sende të forta polici në Krujë, në kërkim dy vëllezërit

09:50 : 07/10/2026

“Luajtëm ndeshjen më të dobët”/ Gjimshiti “shkund” Kombëtaren: Lojtarët donin lavdinë personale

09:49 : 07/10/2026

Armë bërthamore amerikane në Lituani? Reagon Kremlini: Do të shënonte një përshkallëzim të tensioneve

09:36 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com