AKTUALITET /

One dhe Vodafone Albania 15 ditë para afatit, akoma në pritje të zbatimit të masave

Në kanalet e tyre digjitale, nuk janë reflektuar një sërë masash të kërkuara nga Autoriteti i Konkurrencës.

Shkruar nga Versus

One dhe Vodafone Albania 15 ditë para afatit, akoma në pritje të

Pas denoncimeve dhe ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me çmimet e larta të shërbimeve nga operatorët telefonike One dhe Vodafone Albania, në korrik të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa të forta ndaj dy kompanive kryesore. Në vendimin e 24 korrikut, dy kompanive iu la një afat 90 ditor për të ndryshuar sjelljen e tyre dhe për të korrigjuar praktikat e dëmshme për qytetarët shqiptarë.

“Konkurrenca” u ka kërkuar dy operatorëve kryesore që të ulin tarifat e shërbimit të tyre dhe të krijojnë paketa të posaçme dhe më të favorshme për studentët e moshës 18-23 vjeç dhe pensionistët të cilët e kanë mjaft të vështirë të përballojnë çmimet aktuale.

Kanë mbetur edhe 15 ditë nga përgfundimi i afatit 90 ditor të caktuar nga institucioni që mbikëqyr konkurrencën. Masat e tjera kërkonin që paketa më e lirë të jetë e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm në kanale digjitale si dhe që abonentët të kenë mundësi të kalojnë në një paketë shërbimi më të lirë pas përfundimit të kontratës.

Gjithashtu kërkohej që çdo ndryshim në çmim i shërbimit që ofrohet, t’u komunikohej abonentëve individualisht të paktën 30 ditë përpara. Megjithatë në kanalet e të dy operatorëve nuk janë bërë të qarta në mënyrë të plotë disa prej masave që janë kërkuar nga Autoriteti, sidomos ato që lidhen me paketat për studentët dhe pensionistët.

Mbetet për t’u parë sesi do të procedohet nga Autoriteti i Konkurrencës pas përfundimit 90 ditor në rast se masat ende nuk janë reflektuar apo zbatuar në treg. Versus.al

Poll