Kodikët e rrallë të Gjirokastrës e Beratit, kuranë shekullorë, statuti bektashi, harta që datojnë nga mesjeta që përshkruajnë kufijtë e kohës e jo vetëm morën sërish jetë në muzeun në Arkivën e Shtetit.
Pamje e objekte nga dokumente të martirëve të vrarë në komunizëm dhe po aty kushtetuta e atyre vite u shfaqën për publikun.
Minoritetet kishin të drejtat e tyre me status dhe po ashtu edhe gratë. Dokumenti i përket viteve 1920-1928efekteRisia është digjitalizimi i materialeve historike. Madje kreu i Akademisë së Shkencave bëri provën e parë live, ku si objekt i doli kur u emërtua monedha shqiptare.
Madje përmes këtij procesi mund të dëgjohen mbledhjet e byrosë së para vitit 1990 por dhe ti shikosh në ekrane. Kujtesa shqiptare shfaqet kudo, në dysheme, mure apo ekrane.
Këtu, e shkuara nuk qëndron e mbyllur në dosje. Nuk fle në raftet e arkivave dhe nuk kërkon vetëm studiuesin për ta zbuluar.
Natyrisht janë dokumente që flasin për shqiptarët, për Shqipërinë. Muzeu është ndërveprues, është konceptuar në mënyrë që vizitori mos jetë thjesht një soditës, por të ndërveprojë me vetë muzeun. Për fëmijët është krijuar mundësia që të përdorin pyetësorin dhe shpjegime të shkurtra duke marrë njëkohwsisht dhe njohuritë mbi Shqipërinë në shekuj. (A2 Televizion)