Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente, Kuvendi miraton ndryshimet për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës zhvilloi dy seanca të jashtëzakonshme në mesnatën e 6 tetorit, gjatë të cilave miratoi në lexim të dytë ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale dhe zgjodhi Presidenten e re të vendit. Me këtë marrëveshje politike u shmangën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Të lidhura

None found

Me 81 vota pro, në postin e Presidentes u zgjodh Justina Shiroka-Pula, e cila deri atëherë kishte drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Dakordësia për kandidaturën e saj u arrit në momentet e fundit mes dy forcave më të mëdha parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pas zgjedhjes, në fjalimin e saj të parë, Shiroka-Pula deklaroi se do të ishte “Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai u përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem Presidente e të gjithë qytetarëve. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve tona”, u shpreh Presidentja e re.

Sipas saj, Kosova duhet të vijojë rrugën si një shtet demokratik dhe i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe marrëdhënie të forta miqësore me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovë dhe në njerëzit e saj, dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, tha ajo në përfundim të fjalimit.

Procesit të zgjedhjes së Presidentes i parapriu gjatë gjithë së martës një përplasje publike mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për bllokim institucional, ndërsa afrimi i mesnatës shtonte rrezikun që Kosova të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, në përputhje me afatet kushtetuese.

Bedri Hamza kërkonte që fillimisht të votohej në lexim të dytë ligji i ndryshuar për Gjykatën Speciale. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti këmbëngulte që fillimisht të zgjidhej Presidentja dhe më pas të miratohej ligji. Marrëveshja u arrit vetëm pak minuta para mesnatës, duke përcaktuar votimin e parë të ligjit dhe më pas zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.

Ky rend veprimesh u zbatua, ndërsa qindra qytetarë të mbledhur pranë ndërtesës së Kuvendit protestuan duke kërkuar miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Pas marrëveshjes, Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova tashmë kishte institucione të qëndrueshme. “Republika ka Presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula. Kosova ka institucione stabile. Kemi gjithashtu ligjin me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë së bashku për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit”, deklaroi Kurti.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e përshëndeti marrëveshjen, duke e cilësuar të martën një ditë të rëndësishme pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjes së Presidentes.

“Është një ditë shumë e vlefshme, sepse sot Kuvendi miratoi ligjin për Dhomat e Specializuara. Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë. Përkundrazi, duam të sigurojmë drejtësi. Dëshirojmë që luftës së popullit tonë dhe UÇK-së t’i garantohet drejtësi, me mbikëqyrje, transparencë dhe llogaridhënie”, u shpreh Hamza.

Ai deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës do të bashkëpunojë me Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.

Justina Shiroka-Pula ishte zgjedhur disa muaj më parë në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ekonomistja 73-vjeçare ka punuar më herët si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe është gruaja e parë që ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo shërbeu nga viti 2008 deri në vitin 2011 si ministre e Energjisë dhe Minierave në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi.

Shiroka-Pula ka qenë e angazhuar edhe në shoqërinë civile, kryesisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore, zhvillimin e bizneseve dhe sipërmarrjen. / DW


Shtuar më 7.10.2026 10:44

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet