LIVE UPDATES
Bota

7 Tetori 2023–2026/ Nga sulmi i Hamasit te lufta SHBA-Iran, tre vite që përmbysën ekuilibrat në Lindjen e Mesme dhe botë

Gaza është shkatërruar, Hezbollahu është dobësuar, regjimi i Bashar al-Asadit ka rënë dhe përplasja mes Izraelit dhe Iranit është kthyer në luftë të drejtpërdrejtë. Në vitin 2026, konflikti ka përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe ka prekur tregjet globale të energjisë.

7 Tetor 2026, 10:22 Nga E. D

7 Tetori 2023–2026/ Nga sulmi i Hamasit te lufta SHBA-Iran, tre vite

IZRAEL- Tre vjet pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, konflikti nuk është më vetëm një luftë mes Izraelit dhe Hamasit. Gaza është shkatërruar, Hezbollahu është dobësuar, regjimi i Bashar al-Asadit ka rënë dhe përplasja mes Izraelit dhe Iranit është kthyer në luftë të drejtpërdrejtë. Në vitin 2026, konflikti ka përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe ka prekur tregjet globale të energjisë.

Mëngjesin e 7 tetorit 2023, luftëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze kaluan kufirin nga Gaza në dhjetëra pika, ndërsa mijëra raketa u lëshuan drejt Izraelit. Kibucët, qytetet pranë kufirit, instalimet ushtarake dhe festivali i muzikës Nova u sulmuan brenda pak orësh. Rreth 1,200 njerëz u vranë dhe 251 persona u morën peng në Gaza. Për Izraelin, sulmi shënoi dështimin më të rëndë të sistemit të sigurisë që nga themelimi i shtetit.

Lufta në Gaza

Izraeli shpalli luftë dhe vendosi si objektiva shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe kthimin e pengjeve. Më 27 tetor 2023 nisi ofensiva tokësore në Gaza. Luftimet u zgjeruan gradualisht nga veriu drejt qendrës dhe jugut të enklavës. Rrjeti i tuneleve të Hamasit dhe luftimet në zona urbane e bënë operacionin veçanërisht të vështirë.

Ndërkohë, bombardimet dhe operacionet tokësore shkaktuan një krizë të rëndë humanitare. Qindra mijëra palestinezë u zhvendosën disa herë, ndërsa spitalet dhe infrastruktura civile u dëmtuan rëndë. Furnizimi me ushqime, ujë, ilaçe dhe karburant u kthye në një nga çështjet kryesore të konfliktit.

Në nëntor 2023, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara solli lirimin e më shumë se 100 pengjeve dhe qindra të burgosurve palestinezë. Por, armëpushimi zgjati rreth një javë. Çështja e pengjeve u shndërrua më pas në një nga debatet më të mëdha politike në Izrael.

Gaza në qendër të presionit ndërkombëtar

Në vitin 2024, lufta u kthye në një krizë të madhe ndërkombëtare. Operacioni izraelit në Rafah në maj shkaktoi zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve. Në të njëjtën kohë, çështja e veprimeve të Izraelit në Gaza kaloi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi masa të përkohshme për mbrojtjen e palestinezëve dhe përmirësimin e aksesit humanitar.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj Benjamin Netanyahut dhe Yoav Gallantit për akuza për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nga ana tjetër, izraeli i ka mohuar akuzat dhe ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës.

Fronti i dytë: Hezbollahu

Një ditë pas sulmit të 7 tetorit, Hezbollahu hapi frontin në kufirin Izrael-Liban, duke deklaruar se po vepronte në mbështetje të Gazës. Për muaj të tërë, Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbyen raketa, dronë dhe sulme përgjatë kufirit. Dhjetëra mijëra izraelitë dhe libanezë u larguan nga zonat kufitare.

Në shtator 2024, konflikti u përshkallëzua ndjeshëm. Më 17 dhe 18 shtator, mijëra pajisje komunikimi të përdorura nga anëtarë të Hezbollahut shpërthyen në Liban. Dhjetëra persona u vranë dhe mijëra u plagosën.

Ndërsa, më 27 shtator, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm izraelit në Bejrut. Izraeli më pas nisi operacione tokësore në Libanin jugor. Në nëntor 2024 u arrit një armëpushim.

Huthitë hapin një tjetër front

Në nëntor 2023, Huthitë në Jemen nisën sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke thënë se po vepronin në solidaritet me palestinezët. Sulmet detyruan shumë kompani të mëdha detare të shmangnin Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit dhe të përdornin rrugën rreth Kepit të Shpresës së Mirë.

Kriza ndikoi drejtpërdrejt në tregtinë globale. Egjipti humbi miliarda dollarë të ardhura nga Kanali i Suezit, ndërsa kostot e transportit dhe sigurimit u rritën.

Prill 2024: Izraeli dhe Irani dalin nga hija

Në prill 2024, përplasja mes Izraelit dhe Iranit hyri në një fazë të re. Më 1 prill, një sulm ndaj kompleksit diplomatik iranian në Damask, i atribuar Izraelit, vrau komandantë të lartë të Gardës Revolucionare.

Më 13-14 prill, Irani iu përgjigj me qindra dronë dhe raketa të lëshuara drejtpërdrejt nga territori iranian drejt Izraelit. Shumica u interceptuan, por sulmi theu një tabu të vjetër: Irani dhe Izraeli po përballeshin drejtpërdrejt. Në tetor 2024, të dyja palët shkëmbyen sërish sulme.

Rënia e Asadit dobëson Iranin

Në dhjetor 2024, regjimi i Bashar al-Asadit në Siri u rrëzua. Për Iranin, humbja e Sirisë ishte një goditje strategjike. Damasku kishte qenë një lidhje kryesore në korridorin tokësor që lidhte Iranin me Hezbollahun në Liban. Në pak muaj, Hamasi kishte pësuar humbje të mëdha, Hezbollahu kishte humbur një pjesë të rëndësishme të udhëheqjes dhe kapaciteteve të tij, ndërsa aleati kryesor i Iranit në Siri kishte rënë.

2025: Lufta Izrael-Iran

Më 13 qershor 2025, Izraeli nisi një operacion të gjerë kundër Iranit, duke goditur objektiva bërthamore, raketore dhe ushtarake. Irani u përgjigj me qindra raketa balistike dhe dronë ndaj Izraelit.

Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara hynë drejtpërdrejt në konflikt dhe goditën objektet bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan. Lufta zgjati 12 ditë dhe shënoi përplasjen më të drejtpërdrejtë ushtarake mes Izraelit dhe Iranit deri atëherë.

Armëpushimi në Gaza

Në janar 2025 hyri në fuqi një tjetër marrëveshje armëpushimi në Gaza. Ajo parashikonte lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe tërheqje graduale të forcave izraelite nga disa zona. Por negociatat për fazën e dytë dështuan. Në mars 2025, Izraeli rifilloi operacionet ushtarake në shkallë të gjerë.

Në tetor 2025 u arrit një marrëveshje e re. Pengjet që konfirmoheshin të gjallë u liruan dhe trupat e pengjeve të tjera u kthyen gradualisht. Megjithatë, çështjet kryesore mbetën të pazgjidhura: çarmatimi i Hamasit, qeverisja e Gazës pas luftës, prania izraelite dhe rindërtimi i territorit.

2026: SHBA dhe Izraeli në luftë me Iranin

Më 28 shkurt 2026, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit. Sulmet e para vranë liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei dhe goditën struktura ushtarake e bërthamore. Irani iu përgjigj me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon.

Konflikti u përhap sërish në Liban dhe në Detin e Kuq. Në qendër të krizës u vu edhe Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e rëndësishme e furnizimit botëror me naftë. Përplasja ndikoi në çmimet e energjisë, transportin detar dhe primet e sigurimit.

Tre vjet më pas

Më shumë se tre vjet pas 7 tetorit, Lindja e Mesme nuk është më ajo e 6 tetorit 2023. Hamasi është dobësuar rëndë, por nuk është zhdukur. Hezbollahu ka humbur një pjesë të madhe të udhëheqjes së tij. Regjimi i Asadit nuk ekziston më. Irani është goditur drejtpërdrejt në territorin e tij, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një konflikt të hapur me Teheranin.

Në Gaza, pasojat njerëzore dhe shkatërrimi janë të jashtëzakonshme. Mbi 74 mijë palestinezë janë raportuar të vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se 175 mijë janë plagosur, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore të Gazës. Në Izrael, sulmi i 7 tetorit mbetet një traumë kombëtare dhe një pikëpyetje e madhe mbi dështimin e sistemit të sigurisë.

Por ndikimi i luftës tashmë shkon përtej Izraelit dhe Gazës. Ajo ka ndryshuar ekuilibrat ushtarakë në Lindjen e Mesme, ka goditur arkitekturën rajonale të Iranit, ka prekur tregtinë detare dhe furnizimin global me energji dhe ka riformatuar marrëdhëniet e Izraelit me aleatët e tij. 7 tetori nisi si një sulm ndaj Izraelit. Tre vjet më vonë, pasojat e tij shtrihen nga Gaza dhe Libani deri në Iran, Gjirin Persik dhe tregjet globale./Dosja.al

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral