Aktualitet

“Do të paguajë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë videot”/Këngëtarja Matraku reagon sërish pas videove intime të Adi Hilës!

Blerina Matraku ka reaguar sërish lidhur me videot intime që janë bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale, duke kërkuar që fjalët e saj të mos interpretohen apo paraqiten ndryshe nga çfarë ka deklaruar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja sqaron se nuk është duke kërkuar asgjë nga personat e përfshirë, por kërkon që përgjegjësia të bjerë mbi atë që ka realizuar dhe shpërndarë materialet.

“Media, mos thoni gjëra që nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërkoj asgjë nga askush. Kam thënë që do të paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, shprehet Matraku. Ajo lë të kuptohet se çështjen do ta ndjekë përmes autoriteteve dhe kërkon që të zbardhet se kush qëndron pas regjistrimit dhe publikimit të videove. “Nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë për çdo lot”, përfundon këngëtarja.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.