Bordi i Ramës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Ramës publikon çmimet e reja të karburanteve

10:43, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve më datë 7 tetor. Bordi ka vendosur uljen me 3 lekë të çmimit të naftës dhe benzinës në Shqipëri. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora  11.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco