Ndahet nga jeta bashkëshortja e Michael Flatley, Niamh O’Brien Këngëtarja e “Pussycat Dolls” pësoi djegie të rënda në këmbë vetëm një orë para se të ngjitej në skenë në Gjermani. Pavarësisht dhimbjeve dhe flluskave, ajo ka vijuar turneun evropian.
Nicole Scherzinger ka ndarë me fansat një tjetër përditësim mbi djegiet që pësoi nga uji i valë, ndërsa vazhdon turneun evropian me grupin e famshëm.
48-vjeçarja publikoi një fotografi ku shihen flluskat dhe dëmtimet në këmbën e saj, pas incidentit të ndodhur më 26 shtator në Dyseldorf të Gjermanisë.
Të hënën në mbrëmje, ndërsa përgatitej për koncertin në Dublin, Scherzinger publikoi fillimisht fotografi glamuroze teksa rregullonte flokët dhe grimin për performancën. Më pas ajo tregoi edhe plagët e dhimbshme, duke shkruar:
“Ajo që shohin ata, kundrejt asaj që nuk shohin…”
Fansat dhe miqtë e saj e mbushën postimin me mesazhe mbështetëse. Mes tyre ishte edhe këngëtarja legjendare e disko-s, Gloria Gaynor, e cila i shkroi:
“Ti je një luftëtare!”
Scherzinger pësoi djegie dhe flluska në njërën këmbë pasi mbi të u derdh ujë i valë. Megjithatë, ajo vendosi të mos e ndërpresë turneun dhe dëshmoi edhe një herë se, për të, “shfaqja duhet të vazhdojë”.
“Nuk ka asgjë si të të bjerë ujë i valë mbi këmbë një orë para performancës – por shfaqja duhet të vazhdojë”, shkroi këngëtarja pas koncertit në Dyseldorf.
Ajo falënderoi fansat në qytet për mbështetjen dhe u premtoi se do të rikthehej së shpejti në Amsterdam.
Rikthimi i “Pussycat Dolls” mes suksesit dhe polemikave
“Pussycat Dolls” njoftuan rikthimin e tyre në skenë në mars, së bashku me këngën e parë të re pas gjashtë vitesh, “Club Song”, të prodhuar dhe bashkëshkruar nga Mike Sabath.
Grupi kishte planifikuar një turne të madh me 53 data në Britani, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Megjithatë, pjesa e turneut në SHBA dhe Kanada u anulua për shkak të shitjeve të dobëta të biletave. Organizatorët kishin tentuar edhe uljen e çmimeve të biletave, por në fund u vendos anulimi i pjesës më të madhe të koncerteve në Amerikën e Veriut.
Në një deklaratë, grupi tha se vendimi ishte “i vështirë dhe zemërthyes”, ndërsa theksoi se koncertet në Britani dhe Evropë do të vazhdonin sipas planit. Turneu evropian nisi në Kopenhagë në shtator dhe vijoi me koncerte në Paris, Varshavë dhe qytete të tjera.
Rikthimi i grupit është shoqëruar gjithashtu me polemika për faktin se tre anëtare të hershme, Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton, nuk janë pjesë e formacionit të ri.
Carmit dhe Jessica kanë deklaruar se janë befasuar nga rikthimi i grupit dhe se nuk janë pyetur për t’iu bashkuar projektit. Jessica Sutta madje e ka cilësuar rikthimin si një përpjekje për të përfituar financiarisht nga emri i grupit.

Top Channel