Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

7 Tetor 2026, 10:50Ekonomia TEMA
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, vendosi këtë të mërkurë të ndryshojë çmimet e karburanteve në vend.

Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i naftës u vendos të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora  11.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Lini një Përgjigje