AKTUALITET /

“Përdori fenelina për të shmangur kontrollet”, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Shkruar nga Versus
“Përdori fenelina për të shmangur kontrollet”, Alket
Alket Rizai

Alket Rizai, shqiptari i dënuar me dy burgime të përjetshme për vrasje, dyshohet se mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë ose Kosovës.

Mediat greke shkruajnë se një dëshmitar ka rrëfyer për policinë se Rizai përdori fenelina të makinave të policisë greke dhe një altoparlant gjatë arratisjes për të shmangur kontrolle të mundshme.  Pas ngjarjes së ndodhur në shtator kur Rizai u arratis duke shkelur lejen që kishte marrë nga burgu, një shofer që po lëvizte pranë vendngjarjes tha se pas makinës së tij kishte parë fenelina të ndezura të një makine dhe një nga pasagjerët që i fliste përmes një altoparlanti.

Rizai u përfshi në një përplasje me armë zjarri para se të arratisej. Pasi lokali ku ndodhej kishte ndaluar muzikën për shkak të orarit të vonë, shqiptari shkoi në makinën e tij dhe ngriti volumin e muzikës, gjë që shkaktoi përplasje me truprojat dhe pronarin e lokalit. Versus.al

Poll