Fërgesa e traditës me speca, hudhra të njoma dhe sallam bavarez DIMAL nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një pjatë tradicionale shqiptare, e pasuruar me shije të veçanta dhe përbërës që i japin edhe më shumë shije. Shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell recetën e fërgesës me speca, hudhra të njoma dhe sallam bavarez DIMAL, ideale për një vakt të ngrohtë e të shijshëm.
Përbërësit:
3 speca jeshilë
2 speca të kuq
3 hudhra të njoma
3 domate
200 g gjizë
200 g sallam bavarez DIMAL
1 spec djegës
1 lugë gjelle gjalpë
Vaj luledielli
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja:
Në një tigan me vaj luledielli kaurdisim specat e kuq, pasi i kemi prerë në copa mesatare. Shtojmë specat jeshilë, sallamin bavarez dhe hudhrat e njoma të prera me gjithë bishtat, ose hudhrat e ndara në thelpinj. Shtojmë edhe domatet e grira.
I përziejmë mirë, rregullojmë shijen dhe më pas shtojmë gjizën. E lëmë fërgesën të lidhet pak dhe, në fund, shtojmë gjalpin për shije dhe pak spec të kuq pluhur.
E vendosim në tavë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180°C për 15 minuta.




