Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha vlerëson profilin e presidentes së re të Kosovës, duke e cilësuar atë një akademike të shquar dhe duke kujtuar se ajo ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ka mbajtur më herët detyrën e ministres në qeveritë e Kosovës.
Berisha shprehet se urimi i tij vjen në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar Shiroka-Pulës sukses në detyrën e re.
“Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës’, shkruan ai.