“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit” Justina Shiroka-Pula është betuar para deputetëve të Kuvendit, duke marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.