Shqipëria ka marrë një pozicion të rëndësishëm në Grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe tashmë vëmendja është përqendruar te dy objektiva që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrugëtimin e kuqezinjve: ngjitja në Ligën B dhe pozicionimi në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Europianit.
Kuqezinjtë janë rikthyer në krye të grupit dhe mbyllja e edicionit në vendin e parë do të kishte një rëndësi të veçantë. Në këtë rast, Shqipëria do të siguronte ngjitjen në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Nations League, ndërsa do të ruante edhe një tjetër mundësi për të synuar kualifikimin në Europian përmes “play-off”-it.
Vazoja e tretë, objektiv i rëndësishëm
Një tjetër përfitim lidhet me shortin e ardhshëm të kualifikueseve të Europianit. Nëse renditja aktuale nuk ndryshon, Shqipëria do të pozicionohej në vazon e tretë.
Ky pozicion do të shmangte vazon e katërt dhe do t'i jepte Shqipërisë një vend më të favorshëm në ndarjen e grupeve të eliminatoreve.
Por gjithçka mbetet e lidhur me rezultatet e ndeshjeve të mbetura dhe renditjen përfundimtare të grupit.
Kosova aktualisht në vazon e dytë
Në një situatë interesante ndodhet edhe Kosova. Dardanët janë aktualisht pjesë e vazos së dytë, ndërsa për ta ruajtur këtë pozicion duhet të lënë pas Irlandën në sfidat e nëntorit.
Kështu, si Shqipëria, edhe Kosova ndodhet në një moment ku ndeshjet e fundit mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shortin e ardhshëm të Europianit.
Si janë të ndara vazot aktualisht?
Vazo 1: Spanja, Portugalia, Franca, Anglia, Holanda, Greqia, Italia, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Kroacia, Norvegjia.
Vazo 2: Uellsi, Çekia, Serbia, Turqia, Zvicra, Suedia, Austria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Hungaria, Kosova.
Vazo 3: Irlanda, Ukraina, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Izraeli, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Mali i Zi, Islanda, Shqipëria.
Vazo 4: Bjellorusia, Finlanda, Qipro, Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Ishujt Faroe, Armenia, Moldavia, Kazakistani, Letonia, San Marino.
Vazo 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra, Lihtenshtejni.
© SYRI.net
Mbappé sërish në qendër të polemikave, ‘El Chiringuito’ zbulon debatin me Mourinho-n: Do të të mbroj para medieve, por jo këtu
Cucurella kthehet në ‘armikun’ e Kroacisë, Modriç shpërthen: Më mirë të mos tregoj çfarë i thashë
Messi merr titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Buenos Aires: Një nder në një ditë kaq specialeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: