Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha i përcolli urimet në emër të PD-së dhe i uroi Presidentes së re sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Kosovës.
Postimi i plotë:
Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës.
© SYRI.net
Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë
Qytetarët të uzina e thërrasin, ‘hajdut’ - Sekretari demokrat përplaset me Ramën: Në burg do përfundosh...
‘Koha e karagjozëve politikë ka mbaruar’/ Eurodeputeti: Në Bruksel, ende shije e tmerrshme nga gjunjëzimi i Ramës te Meloni