Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të mërkure.
Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan.
Inspektorët shkuan në terren pas një ankese që kishte mbërritur në institucion.
Pas verifikimit të nevojshëm, inspektorët vendosën shembjen e strukturës së furrave.
Rasti u referua edhe në polici, për identifikimin e kundërvatësve.
Lini një Përgjigje