Spanja është bërë kombëtarja e dytë pas Portugalisë që siguron ‘play-off-in’ për të luftuar për fitimin e Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e katërt të grupit kampionët e botës përmbysën 1-2 Kroacinë që vinte pas turpërimit 7-0 kundër Anglisë. Në Split Ivan Perisic rezultoi ‘ëngjëll dhe djall’ për ballkanasit, pasi fillimisht u dha avantazhin në minutën e 17.
Në pjesën e dytë Mikel Merino, i cili rezultoi heroin i Spanjës, barazoi përkohësisht rezultatin me shifrat 1-1. Në vijim, ekzaktësisht në minutën e 79 gjërat do të komplikoheshin për Kroacinë pasi Perisic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe për pasojë la kombëtaren me 10 lojtarë. Pak çaste nga fundi i ndeshjes sërish Merino i dha 3 pikët Spanjës. Me këtë sukses ‘La Roha’ udhëheq grupin në Ligën e Kombeve me 12 pikë pas 4 ndeshjesh.
Në vendin e dytë në këtë grup është Anglia. ‘Tre Luanët’ në sfidën e katërt mposhtën pastër 3-0 Republikën Çeke, teksa fillimisht zhbllokuan rezultatin me një autogol të miqve. Në vijim Harry Kane do të kompletonte ‘dopietën’ personale dhe për pasojë do të vuloste edhe shifrat përfundimtare. Me këtë sukses Anglia u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa në nëntor do të luftojë kundër Spanjës në transfertë për vendin e parë në grup.












Komente
Komento