EMRAT/ Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...

Kolegu Osman Stafa ka folur dje në protestën, e cila për 129 ditë radhazi mbahet para Kryeministrisë.
Stafa dhe shumë gazetarë të tjerë të "News24", por edhe qytetarë të ndryshëm, protestojnë për disa kauza që për ta janë jetike.
Osman Stafa njihet si një nga gazetarët që ka denoncuar skandalet dhe aferat, korrupsionin dhe shkërmoqjen e Onkologjikut.
Ai dje ka folur në protestë dhe ka thënë se në Onkologjik nuk ka ilaçe dhe gratë me kancer nuk trajtohen dot se mungojnë pajisjet. Ata që nuk kanë para, sipas Osman Stafës, do të humbin jetën, kjo është alternativa e qeverisë shqiptare. Sipas Osman Stafës, janë harxhuar 500 milionë euro për inceneratorët dhe spitalet janë pa ilaçe.
Në fakt, do t’i kërkonim kolegut Osman Stafa të ishte më i saktë dhe më i kujdesshëm në shifra, pasi jo për të saktësuar qeverinë shqiptare, por aktualisht nga të dhënat zyrtare, nga buxheti i shtetit, vetëm për landfillin e Tiranës janë dhënë rreth 110-120 milionë euro, ndërkohë janë dhënë edhe 60 milionë euro të tjera për inceneratorin në Elbasan dhe në Fier.
Në Tiranë inceneratori nuk ekziston, në Fier nuk ka përfunduar dhe në Elbasan nuk punon.
Pra, kemi të bëjmë me një shifër rreth 180 milionë euro të dhëna nga qeveria shqiptare.
Në fakt, projekti, landfilli i Tiranës mund të shkonte deri në 900 milionë euro si kontratë koncesionare, por duhet të kemi parasysh që ajo është sekuestruar.
Dhe nga vlera prej rreth 110-120 milionë eurosh dhënë nga qeveria për landfillin e Tiranës, ku janë brenda edhe paratë që jepen nga bashkitë e qarkut të Durrësit, duhet theksuar se të ardhurat e tri viteve të fundit administrohen nga shteti.
Por shifra nuk ka rëndësi. Qoftë 1 milion, qoftë 10 milionë, qoftë 100 milionë euro, në rast se mungojnë ilaçet në spitale, Osman Stafa ka të drejtë në çdo akuzë dhe gisht që drejton ndaj qeverisë.
Por do të donim shumë që bashkë me gishtin dhe të vërtetën që thotë për aferën e inceneratorëve, të thoshte edhe të vërtetën tjetër.
CNA i ka publikuar me letra pagesat jo vetëm për "News24", por edhe për median tjetër të lidhur me këtë televizion, "Fax TV", paratë që jepeshin muaj për muaj me bankë.


Nuk dimë se çfarë vlere do të thotë Mirel Mërtiri tani në USB-në, dorëzuar gazetarit austriak Frederik Fussel. Nuk e dimë se çfarë shifre do të thotë për njerëzit e mediave, ato që jepeshin me çanta. Ne po flasim për ato që jepeshin me bankë.
Pra, nga këto dhjetëra apo qindra milionë euro që kanë marrë inceneratorët, dhjetëra miliona i ka marrë Irfan Hysenbelliu, i cili nuk ka folur për këtë aferë, por e vetmja që ka ngritur zërin ka qenë kolegia Klodiana Lala.
Osman Stafa ka të drejtë që denoncon aferën dhe thotë shifra të mëdha, por së pari duhet t’i kërkojë publikisht, nga ai shesh proteste, Irfan Hysenbelliut, t’i kthejë paratë e inceneratorëve që ka marrë nga taksat e shqiptarëve.
Ky do të ishte një akt i vërtetë i një gazetari dinjitoz siç është Osman Stafa.
Nga ana tjetër, Stafa dhe çdo koleg tjetër i "News24" që punon në këtë media dhe proteston me të drejtën e tij duhet t’i kërkojë publikisht Irfan Hysenbelliut të paguajë taksat.
Ka rreth 20 milionë euro detyrime pa paguar në tatimet e Shqipërisë, nga kompanitë e tij sa në Tiranë dhe Korçë.
Irfan Hysenbelliu nuk paguan taksat, ndërsa gazetarët e tij protestojnë dhe shumë mirë sepse janë në të drejtën e tyre. Por kërkojini Irfanit të paguajë taksat, kërkojini të kthejë lekët e inceneratorëve, kërkojini Irfanit të mos bëjë evazion fiskal, të mos ndërtojë pa leje dhe këto kërkojani publikisht.
Sepse atëherë çdo kërkesë e juaja publike në protestë dhe çdo qëndrim moral që mbani do të kishte më shumë peshë dhe do të ishte më i vërtetë.
Sepse mund të jeni gazetarë të ndershëm, por njolloseni nga pronari juaj, i cili është përfitues nga pazaret me lejet që jepte Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha, të mos themi se ky i fundit ka pasur edhe njerëzit e tij në drejtimin e bashkisë, por t’i lëmë mënjanë ato.
A nuk është Irfan Hysenbelliu ai që ka marrë me qira një godinë ku është vendosur universiteti “Luarasi”? A nuk do të ishte më mirë ajo një shkollë publike?
Kujtojmë atëherë sulmet dhe shkrimet e bëra nga Irfan Hysenbelliu për ta “rrëmbyer” këtë objekt. Njeri që merr pronat publike, njeri që merr taksat e shqiptarëve nga kompanitë e inceneratorëve. Njeri që nuk paguan taksat dhe tatimet.
Vërtet në Onkologjik mund të ketë mungesë ilaçesh për shkak të korrupsionit të qeverisë apo keqmenaxhimit të fondeve, por ne mund t’i kishim këto ilaçe në rast se Irfani do të kishte paguar 20 milionë euro taksa, detyrime që ka në shtet, në rast se Irfani nuk do të kishte marrë paratë e inceneratorëve, por që në ditën e parë të asaj afere do ta kishte denoncuar dhe do t’i kishte qëndruar përballë.
Nuk është i vetëm, janë shumë media që janë paguar, por ky nuk është justifikim dhe argument që shpëton Irfani që nuk paguan taksat, që merr para nga aferat e inceneratorëve, që merr leje ndërtimi dhe i tërheq zvarrë nënkontraktorët për pagesat, që vonon pagat e gazetarëve, mos të themi të tjera histori që nuk ka nevojë më shumë për t'u analizuar.
Po të paguante Irfani taksat do të kishim më shumë ilaçe patjetër, po të denonconte Irfani aferën e inceneratorëve që në hapat e saj të parë dhe të mos merrte ato pagesa, kjo aferë do të ishte ndërprerë dhe nuk do të ishin shpenzuar qindra miliona euro, por do të kishim më shumë ilaçe.
Dhe në rast se pronat publike nuk i merrte Irfani me qira qesharake do të kishim më shumë klasa për gjimnazistët, shkolla 9-vjeçare apo dhoma konviktesh për studentët.
Prandaj, Osman Stafa bën mirë që shkon në protestë dhe flet, por do të donim të ishte më i vërtetë duke denoncuar edhe pronarin e tij, oligarkun Irfan Hysenbelliu, nuk e dimë nëse mund të quhet i tillë një njeri i mbytur në borxhe ndaj shtetit se nuk paguan taksat./ CNA
Sot kemi hyrë zyrtarisht në një fazë të re të historisë së...
Me tri fjalë, Kodi i ri i Procedurës Penale është përgatit...
Ka një problem shumë më të madh nga sa duket në pamje të p...
Të mërkurën e 30 shtatorit, kryeministri Edi Rama na u shf...
Ditën e djeshme shqiptarëve iu prezantua Kodi i ri i Proce...
Sipas kuadrit tonë ligjor, drejtori i SHISH-it emërohet ng...
48 orët e fundit një tjetër “bombë” ka plasur për publikun...
Kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra drejtuesen e S...
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Seli...
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama...
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbarkuar në A...
Izraeli shënon sot tri vjet që nga sulmet e Hamasit më...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe ...