Kryeministri Edi Rama, është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ish-Uzinës, ambient i cili tashmë është kthyer në një hapësirë të përdorur nga kompania “KAYO”.
Gjatë viztës së kryeministrit, qytetarët të revoltuar kanë kanë vënë në dukje mungesa e ujit të pijshëm, një problem që, sipas tyre, vijon prej 13 vitesh.
Të lidhura
None found
Situata është tensionuar më tej kur qytetarët kanë nisur të thërrasin në drejtim të kryeministrit, me slogane si “Hajdut” dhe “Rama në burg”.
Pas reagimit të turmës, Rama është larguar nga zona i shoqëruar nga dhjetëra efektivë të Gardës. Vizita e kryeministrit ishte prezantuar si një takim me banorët për të dëgjuar nga afër problematikat e tyre.
Siç dëgjohet edhe në video, qytetarët i kërkojnë Ramës të japë dorëheqjen dhe të shkojë në burg së bashku me Ron Yeffet, Ergys Agasin e Vlora Hysenin. Ata thonë gjithashtu se kjo është “Prania Besnike”, që Rama të tallet me banorët.
