• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

11:51 : 07/10/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se takimi me të kërkuarin e drejtësisë ditën e ngjarjes, në 26 gusht 2026, ka qenë tërësisht rastësor.

“Unë nuk e njoh Ergys Agasin. Po udhëtoja me automjet drejt Elbasanit dhe një person më ngriti dorën për autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frikë nga njerëzit që kanë hall në rrugë”, deklaroi ai para trupës gjyqësore që po shqyrtonte arrestimin e tij për “përkrahje të autorit të krimit”.

Në foto: Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Ulian Shpataraku

Në versionin e tij, i cili ishte tërësisht i pabesueshëm për punonjësit e Policisë, Ulian Shpataraku, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, është shprehur:

“Rreth orës 01:00 të natës, për shkak se djali kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në Durrës, te vjehrri i tij, në zonën e Kënetës, mora bashkëshorten dhe shkuam tek familja e saj. Të nesërmen mora makinën dhe u nisa për në Elbasan. Takova dy miq dhe u nisa për t’u kthyer në Durrës”, nisi ai rrëfimin e tij, të cilin e ka përsëritur në seancën gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Lexo edhe:

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

“Olsi Rama pas Call Centerave mashtrues”, Berisha: Është anëtar i grupit Milton

Më tej, ai tregon momentin kur, sipas tij, është takuar me një person, që më pas rezultoi se ishte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim, si i dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi”, tha Shpataraku.

Ish-funksionari i lartë policor tha më tej se ai nuk kishte asnjë mundësi të njihte Ergys Agasin, pasi personi që hipi në makinë rastësisht, “ishte me mjekër, me kapele dhe me shapka”.

Në foto: Momenti i arrestimit të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut (foto e shpërndarë nga Policia e Shtetit)

I pyetur nëse merrte shpesh në automjet persona që i bënin autostop rrugës, Ulian Shpataraku u përgjigj: “Po! Unë nuk kam frikë nga personat në rrugë, jam besimtar dhe mundohem të ndihmoj të tjerët”.

Sa i përket makinës, ku u arrestua së bashku me Agasin, shoferi Shpataraku deklaroi se ishte e një mikut të tij, “Tomi, mbiemrin nuk e mbaj mend”. Ai tha se mjeti i tij ishte prishur. Ndërsa, lidhur me udhëtimin në Elbasan, Shpataraku deklaroi në gjykatë: “Takova dy miq, nuk është krim të shkosh në Elbasan”.

Trupa gjyqësore rezulton se ka mbajtur me përpikmëri deklarimet e dhëna nga Ulian Shpataraku. Por, duket se nuk e ka besuar aspak këtë version të ngjarjes. Në dosjen e arrestimit gjendeshin të dhëna operative, të cilat tregonin një situatë tërësisht të ndryshme.

Dinamika, orës pas ore

Prokuroria e Posaçme dorëzoi në gjykatë raportin e vëzhgimit të Forcave Operacionale Policore, në të cilat tregohet dinamika se si nisi operacioni mëngjesin e së Mërkurës, 26 gusht 2026, deri në finalizimin e tij, pasditen e së njëjtës ditë.

Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet e vëzhgimit u vendosën me shërbim në qytetin e Durrësit, pranë rrethit të Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person në kërkim).

Sipas informacioneve, dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash, i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe “Bajram Tusha”. Qëllimi i veprimeve: Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritetet kompetente.

Gjatë kryerjes së veprimeve operative, zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (dron), me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.

Ora 11:39: Konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person, në dukje, i dyshuar si ErgysAgasi, i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza. Ai vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit.

Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjet i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit. Pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave. Për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk u bë i mundur identifikimi i personave që mund të ndodheshin në bord.

Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat ekonstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit.

Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

Ora 12:03:Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB 323 JK, i cili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës. Pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit.

Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB 323 JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agro-ushqimor, kthehet në rrugicën djathtas. Në këtë moment ndërpritet vëzhgimi përkohësisht. Grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rreth-rrotullimit të Bradasheshit.

Në foto: Ergys Agasi pas arrestimit

Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, me targa AB 323 JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi i Bradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës. Në afërsi të zonës së Plepave u bë i mundur ndalimi i automjetit. Aty rezultoi se ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur në sediljen e përparme, dhe drejtues automjeti ishte shtetasi Uljan Shpataraku.

Shpataraku, nga oficer i lartë, në shofer të Gysit

Ulian Shpataraku ka pasur një karrierë me ulje-ngritje të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ai është bërë pjesë e uniformave blu në vitin 2007. Rreth 9 vjet më pas, në dhjetor 2016, ai largohet nga Policia “me kërkesën e tij”. Në vitin 2022 ai rikthehet sërish në Polici, deri në qershor të vitit 2026, kur ndaj tij merret masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”.

Gjatë kohës që Policia drejtohej nga Ilir Proda, miku i tij, Ulian Shpataraku arriti pikën kulmore të karrierës së tij brenda uniformave blu.

Në foto: Ish-drejtori i Policisë, Ilir Proda, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme

Ai u emërua drejtues i Policisë në Elbasan, ndërkohë që ka kryer edhe funksionin e Asistentit të Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shpataraku dhe mbrojtësi i tij ligjor deklaruan para gjykatës së posaçme se nuk kishte kryer asnjë vepër penale, ndërkohë që theksuan se rasti i tij përfshihej në kompetencën e gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm.

Përtej këtyre pretendimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, si edhe ajo e Apelit më pas, vendosën të mbanin në fuqi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

Etiketa: Ergys AgasihetimespakUlian Shpataraku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

15:21 : 07/10/2026
AKTUALITET

“Olsi Rama pas Call Centerave mashtrues”, Berisha: Është anëtar i grupit Milton

14:37 : 07/10/2026
AKTUALITET

Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë

14:05 : 07/10/2026
AKTUALITET

Leli Kaja u arrestua për korrupsion 4 mijë €/ Bianka Çopja: Hetimi për “Eco-Elb” duhet të shkojë te inceneratori

13:41 : 07/10/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan

09:54 : 07/10/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona

08:22 : 07/10/2026
Para

Shpopullimi/ Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

TË GJITHA

Euro nuk ndal rënien, zbret në nivelin e 91 lekëve

17:25 : 07/10/2026

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

17:09 : 07/10/2026

“I ka shitur videot në faqet po*nografike për arsye përfitimi”, avokati: Adrian Hila e dinte çfarë po bënte

17:00 : 07/10/2026

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, njihuni me rezultatet e 13 sfidave

16:59 : 07/10/2026

Inaugurimi i Presidentes Justina Shiroka Pula, Kurti: Kemi shumë punë dhe projekte përpara

16:54 : 07/10/2026

Vizita e Rubios në Athinë, marrëveshje të reja SHBA-Greqi për energjinë dhe mbrojtjen

16:36 : 07/10/2026

Erdogan telefonon Putinin, zbardhen diskutimet

16:30 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com