Top News – Gjermanët refuzojnë Bundeswehrin / Shërbimi ushtarak nuk preferohet, rriten kundërshtimet
07/10/2026 11:53

Një total prej mbi 12 mijë kërkesash për kundërshtim sipas ndërgjegjes personale janë paraqitur në Gjermani nga janari deri në gusht të këtij viti, raporton DË duke cituar zyrë federalë. Dhe ky numër është tashmë sa trefishi i kërkesave të paraqitura gjatë gjithë vitit të kaluar. Në vitin 2025 u regjistruan 3.879 kërkesa, krahasuar me 2.249 në vitin 2024. Kërkesat për kundërshtim nuk paraqiten vetëm nga rezervistët dhe ushtarët aktivë, por edhe nga persona që nuk kanë shërbyer kurrë në ushtri, ndonëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktualisht nuk ekziston në vend. Një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të kërkesave mendohet të jetë përkeqësimi i situatës së sigurisë, si dhe hyrja në fuqi e Aktit të ri të Shërbimit Ushtarak më 1 janar të këtij viti. Pjesa qendrore e ligjit është kontrolli i detyrueshëm mjekësor dhe ushtarak për të rinjtë e lindur në vitin 2008 dhe më pas. Qëllimi është të sigurohet një numër i mjaftueshëm vullnetarësh për forcimin e ushtrisë gjermane, Bundesëehr-it. Nëse objektivi i numrit të ushtarëve nuk arrihet, Bundestagu mund të aktivizojë të ashtuquajturin "detyrim ushtarak të bazuar në nevoja”. Gjermania dhe ushtria e saj përpiqen të intensifikojnë rekrutimin, prokurimin dhe shpenzimet për mbrojtjen, për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s, për të kënaqur administratën e Donald Trump-it dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve të perceptuara nga Rusia e më gjerë. Deri në mesin e viteve 2030, Gjermania synon të rekrutojë rreth 70,000 trupa shtesë me kohë të plotë krahas atyre që ka aktualisht në shërbim, për të arritur një forcë aktive prej rreth 260,000 ushtarësh, plus rreth 200,000 rezervistë. Por shumëkush, mes tyre edhe ministri i mbrojtjes Boris Pistorius, është i shqetësuar se ky objektiv është i vështirë të arrihet pa rikthyer një formë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Top News – Gjermanët refuzojnë Bundeswehrin / Shërbimi ushtarak nuk preferohet, rriten kundërshtimet
07/10 11:53
Top Channel/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: “Është përkeqësuar situata e sigurisë”!
07/10 11:42
Top Channel/ Izraeli përkujton sulmin e 7 tetorit 2023: Vendi mbetet në gjendje post-traumatike!
07/10 11:41
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Francë, CNN: Mund të përhapen nëpër Europë!
07/10 11:40
Top Channel / Franca në flakë nga studentët, reagon Donald Trump: Fajin e ka islami
06/10 23:54
Top News- A po rikthehet një tjetër virus si COVID? Vdekja misterioze në Rusi ngre alarmin
06/10 22:52
Top News- Plot 210 kg ar dhe gurë të çmuar! Grabitet nga muzeu vepra “L’Apocalypse”, Franca në shok
06/10 22:52
Top News- Anije turke fundoset pas një sulmi me dron në Detin e Zi, “tërbohet” Erdogan
06/10 22:51
Top News- “Lufta po troket”, Suedia dërgon sisteme Patriot dhe 100 ushtarë në Poloni
06/10 22:50
Top Channel/ Grabitje si në filma, 12 persona vjedhin dy bankomate me ekskavator
06/10 22:24
Top Channel/ U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja habit me kërkesën e saj
06/10 22:21
Top Channel/ Terror në shkollën, 15-vjeçarja sulmon me thikë, plagosen 8 nxënës
06/10 22:19
Top News – BE përgatitet për zgjerimin. Më pak ‘veto’ e ‘bllokada’ kundër ‘Orbanëve’ të rinj
06/10 20:40
Top Channel/ Lituania pranon armët bërthamore, ‘tërbohet’ Rusia: Përshkallëzim i rrezikshëm
06/10 19:58
Top News – Sulm në një shkollë në Stamboll/ 15-vjeçarja godet me thikë nxënësit, një viktimë
06/10 18:00
Top News – Droni fundos anijen në Detin e Zi / Ekuipazhi rezulton i zhdukur në ujërat e Bullgarisë
06/10 17:00
Top News – Nuk ka Nobel për Trumpin as këtë vit / Komiteti: Po kërkojmë ata që ndërtojnë paqen
06/10 16:45
Top News – Gjeti ‘grimcat fantazmë’ në Antarktidë / Nobeli i Fizikës 2026 i jepet Francis Halzen
06/10 15:28
Top News – Asnjë i mbijetuar në bord / Katastrofë ajrore, rrëzohet avioni i ushtrisë, 25 viktima
06/10 15:28
Top Channel/ Arrestohet ish-kreu i BND-së. Hanning dyshohet se përdorte dokumente sekrete
06/10 15:21