Top News – ‘Qytetërimi perëndimor po bie…!’ Rubio mbërrin në Greqi, pritet me protesta
07/10/2026 11:57

Diplomati i lartë amerikan Marco Rubio ndodhet të mërkurën në Athinë, në prag të një "dialogu strategjik" me këtë vend anëtar të NATO-s mbi sigurinë rajonale dhe atë energjetike, njoftoi Departamenti i Shtetit. Luftërat në Iran dhe Ukrainë kanë nxjerrë në pah brishtësinë e zinxhirëve të furnizimit me energji dhe Greqia po pozicionohet për t'u bërë një nyje kyçe në Evropën Juglindore për transportin e gazit natyror. "Greqia është një aleat shumë i rëndësishëm i SHBA-së," u tha Rubio gazetarëve para vizitës. "Është një vend ku ne kemi jo vetëm prani ushtarake, por edhe lidhje të forta ekonomike," tha ai. Në shkurt, në Athinë u nënshkruan marrëveshje koncesionare që i jepnin një konsorciumi të udhëhequr nga gjiganti amerikan i energjisë "Chevron" të drejtat ekskluzive për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në zonat detare në jug të Peloponezit dhe Kretës. Në prill, u nënshkrua një marrëveshje tjetër me një konsorcium të udhëhequr nga "ExxonMobil" për shpime eksploruese në pjesën veriperëndimore të Detit Jon, të cilat pritet të fillojnë në vitin 2027. Si një blerës afatgjatë i armatimeve amerikane, Greqia pritet gjithashtu të blejë 20 avionë luftarakë F-35, ndërsa trajnimi i pilotëve do të nisë në vitin 2027. Momenti kryesor i vizitës së Rubios pritet të jetë fjalimi i tij nga Pnyx, një kodër pranë Akropolit që shërbente si vendi i asamblesë parlamentare të demokracisë së lashtë athinase. "Sekretari Rubio do të mbajë një fjalim nga vendlindja e qytetërimit perëndimor, ku do t'u bëjë thirrje amerikanëve dhe evropianëve që të bashkohen në një ripërtëritje të madhe të frymës perëndimore, një trashëgimi që shtrihet nga Athina dhe Roma, te bota e krishterë e deri te themelimi i Shteteve të Bashkuara", thanë zyrtarët. "Ai do t'u bëjë thirrje aleatëve në Perëndim që t'u bashkohen Shteteve të Bashkuara në refuzimin e rënies, në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët dhe në përballjen me një epokë të re të konkurrencës mes fuqive të mëdha," thanë ata. Në shkurt, Rubio i bëri thirrje Evropës t'u bashkohet Shteteve të Bashkuara për të "penguar forcat e fshirjes së qytetërimit, të cilat sot kërcënojnë si Amerikën, ashtu edhe Evropën". Në konferencën e sigurisë në Mynih ai kritikoi emigrimin masiv dhe atë që e cilësoi si çindustrializim të perëndimit. Ndërkohë mbi 2 mijë protestues u mblodhën në qendër të athinës të martën për të protestuar kundër vizitës. Qendra e qytetit u mbyll për trafikun ndërsa prania e policisë ishte e shtuar.

Top News – ‘Qytetërimi perëndimor po bie…!’ Rubio mbërrin në Greqi, pritet me protesta
07/10 11:57
Top News – Putin rëndon dorën mbi Ukrainë / Ferri mbi Tokë! Sulm ‘i neveritshëm’ me raketa e dronë
07/10 11:56
Top News – Gjermanët refuzojnë Bundeswehrin / Shërbimi ushtarak nuk preferohet, rriten kundërshtimet
07/10 11:53
Top Channel/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: “Është përkeqësuar situata e sigurisë”!
07/10 11:42
Top Channel/ Izraeli përkujton sulmin e 7 tetorit 2023: Vendi mbetet në gjendje post-traumatike!
07/10 11:41
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Francë, CNN: Mund të përhapen nëpër Europë!
07/10 11:40
Top Channel / Franca në flakë nga studentët, reagon Donald Trump: Fajin e ka islami
06/10 23:54
Top News- A po rikthehet një tjetër virus si COVID? Vdekja misterioze në Rusi ngre alarmin
06/10 22:52
Top News- Plot 210 kg ar dhe gurë të çmuar! Grabitet nga muzeu vepra “L’Apocalypse”, Franca në shok
06/10 22:52
Top News- Anije turke fundoset pas një sulmi me dron në Detin e Zi, “tërbohet” Erdogan
06/10 22:51
Top News- “Lufta po troket”, Suedia dërgon sisteme Patriot dhe 100 ushtarë në Poloni
06/10 22:50
Top Channel/ Grabitje si në filma, 12 persona vjedhin dy bankomate me ekskavator
06/10 22:24
Top Channel/ U pushua nga puna pasi i dolën fotot në OnlyFans, ish-mësuesja habit me kërkesën e saj
06/10 22:21
Top Channel/ Terror në shkollën, 15-vjeçarja sulmon me thikë, plagosen 8 nxënës
06/10 22:19
Top News – BE përgatitet për zgjerimin. Më pak ‘veto’ e ‘bllokada’ kundër ‘Orbanëve’ të rinj
06/10 20:40
Top Channel/ Lituania pranon armët bërthamore, ‘tërbohet’ Rusia: Përshkallëzim i rrezikshëm
06/10 19:58
Top News – Sulm në një shkollë në Stamboll/ 15-vjeçarja godet me thikë nxënësit, një viktimë
06/10 18:00
Top News – Droni fundos anijen në Detin e Zi / Ekuipazhi rezulton i zhdukur në ujërat e Bullgarisë
06/10 17:00
Top News – Nuk ka Nobel për Trumpin as këtë vit / Komiteti: Po kërkojmë ata që ndërtojnë paqen
06/10 16:45
Top News – Gjeti ‘grimcat fantazmë’ në Antarktidë / Nobeli i Fizikës 2026 i jepet Francis Halzen
06/10 15:28