Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i ka përcjellë urimet e tij Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Schuebel deklaroi se pret rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re, institucionet kosovare dhe përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik.
Të lidhura
None found
“Duke shpresuar në një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, mezi pres të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më shumë me Bashkimin Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, u shpreh Schuebel.
Mesazhi i ambasadorit evropian u bë publik pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës në krye të shtetit, një zhvillim që shënoi përfundimin e një periudhe të gjatë pasigurie institucionale në Kosovë.
