Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku. Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka mbetur e plagosur në momentin që ishte duke ndezur sobën me gaz, ndërsa dyshohet se shpërthimi i bombolës i ka shkaktuar asaj djegie të shumta në trup.