Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Jet Bank prezanton Shqipërinë, në skenën globale të bankingut digjital, në ENGAGE London 2026

Shkruar nga Newsbomb
Jet Bank prezanton Shqipërinë, në skenën globale të
Jet Bank prezanton Shqipërinë, në ENGAGE London 2026

Si do të duket banka e së ardhmes dhe mbi të gjitha, si do të ndryshojë mënyra se si klientët ndërveprojnë me të?

Ky ishte diskutimi kryesor, në ENGAGE London 2026, eventi global i Backbase, që mblodhi në Londër përfaqësues të mbi 100 bankave nga e gjithë bota, për të diskutuar të ardhshmen e bankingut, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital.

Jet Bank ishte e pranishme në këtë skenë globale, të bankingut digjital, mes emrave si Navy Federal Credit Union, Coutts dhe Banca Generali, për të përcjellë eksperiencën e ndërtimit nga zero, të bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri.

CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino, ndau historinë dhe vizionin e krijimit të bankës: si mund të ndërtosh një bankë moderne pa trashëgiminë e sistemeve tradicionale, duke zgjedhur që në themel teknologjinë, arkitekturën dhe partnerët e duhur si edhe duke vendosur në qendër të çdo operacioni, eksperiencën e klientit.

“Të ndërtosh një bankë nga zero të jep lirinë, por edhe përgjegjësinë për të rimenduar bankingun. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, bankën që do të donim ta përdornim edhe vetë: të thjeshtë, të aksesueshme dhe të ndërtuar rreth jetës reale e frentike, të klientëve.” - u shpreh Rino.

Kjo ishte edhe një nga temat kryesore të ENGAGE London 2026: bankat e së ardhmes nuk do të përcaktohen vetëm nga produktet që ofrojnë, por nga mënyra se si teknologjia i bën ato më të shpejta, më intuitive dhe më relevante për klientin.

Një tjetër pikë e e rëndësishme e diskutimeve u fokusua tek besimi dhe mënyra se si ai ndërtohet në bankingun modern. Në një marrëdhënie gjithnjë e më digjitale mes bankës dhe klientit, besimi nuk krijohet vetëm nga reputacioni afatgjatë por përmes eksperiencave të duhura: çdo ndërveprim i thjeshtë, intuitiv, transparent dhe relevant për klientin bëhet pjesë e marrëdhënies së besimit me bankën.

Në një kohë kur Agentic AI, Banking OS dhe automatizimi po riformësojnë industrinë financiare globale, për Jet Bank transformimi digjital nuk është një projekt që i përket së ardhmes. Është mënyra se si banka është ndërtuar që në ditën e parë.

CEO i Backbase, Jouk Pleiter e ka vlerësuar si një moment krenarie lancimin, në këtë event, të një numri rekord të kapaciteteve të reja të Agentic Banking që funksionojnë mbi Banking OS, duke mundësuar menaxhimin e bankave, si një tërësi të vetme dhe të integruar. CEO i Backbase ka vlerësuar gjithashtu dhe ragimet jashtëzakonisht pozitive të klientëve. 

Prania e Jet Bank në ENGAGE London 2026 tregoi se inovacioni në banking nuk vjen vetëm nga tregjet e mëdha. Shqipëria mund të jetë pjesë aktive e diskutimit ndërkombëtar dhe praktikë konkrete, për mënyrën se si do të ndërtohen dhe do të funksionojnë bankat e gjeneratës së ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese