Oda Ekonomike Amerikane dhe ministri Maqedonci shqyrtojnë forcimin e industrisë së mbrojtjes

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Kosovë po shënon përparim të shpejtë, ndërsa bashkërendimi i mëtejshëm mes sektorit publik dhe atij privat, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, shihet si faktor që i jep qëndrueshmëri këtij procesi. Këto vlerësime u ndanë gjatë takimit të anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimit, ministri Maqedonci prezantoi vizionin e tij për zgjerimin e kapaciteteve industriale në sektorin e mbrojtjes dhe foli për punën që po bëhet në hartimin e kuadrit ligjor për këtë industri. Ai vlerësoi bashkëpunimin e Odës Ekonomike Amerikane me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit, duke përmendur edhe organizimin e garës së parë për drona, “Sharkathon”, e cila u zhvillua vitin e kaluar.

Sipas komunikatës, ministri përmendi gjithashtu disa ndërmarrje të reja që tashmë kanë nisur të nxjerrin produktet e para të prodhuara në Kosovë. Këto zhvillime, siç u theksua, dëshmojnë përpjekjet e viteve të fundit dhe mundësitë që ekzistojnë për inovacion teknologjik në këtë sektor.

Një tjetër çështje e ngritur nga Maqedonci ishte nevoja për bashkëpunim të organizuar me institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore. Ky bashkëpunim synon përgatitjen e kuadrove profesionale të domosdoshme për rritjen e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.


Shtuar më 7.10.2026 12:22

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon