• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Call Center”/ 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur (EMRAT)

12:21 : 07/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Pesë prej grave të dënuara në kuadër të dosjes së grupit të Bruno Çobos i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Kërkesa vjen pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili ka lënë në fuqi dënimet ndaj tyre për përfshirjen në skemën e mashtrimit të qytetarëve europianë përmes aktivitetit të Call Center.

Bëhet fjalë për Elisa Çaçin, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimin, Greta Pepën, Antoneta Malon dhe Silvana Veliun, të dënuara secila me nga 6 vite e 8 muaj burg.

Në kërkesat e depozituara në Gjykatën e Posaçme, ato kërkojnë pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar, ndër të tjera, faktit se kanë fëmijë të mitur dhe kushteve të tyre familjare.

Në dosjen e këtij grupi janë gjashtë gra. Sipas të dhënave të bëra publike, vendimi i gjykatës është ekzekutuar për katër prej tyre, ndërsa dy të tjera vijojnë të jenë në kërkim.

Lexo edhe:

Ç’po ndodh te Gjykata e Posaçme? Garda e Republikës kontrolle me qen eksploziv

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Antoneta Malo, ndërsa në të njëjtën situatë ndodhet edhe Valbona Abedinaj.

Tashmë pritet vendimmarrja e Gjykatës së Posaçme për kërkesat e pesë të dënuarave, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim nga organet e drejtësisë.

Goditja e grupit të Bruno Çobos

Grupi i drejtuar nga Bruno Çobo u hetua për një skemë mashtrimi kompjuterik përmes Call Center-ave, ku objektiv ishin kryesisht qytetarë italianë. Sipas hetimeve, viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin të investonin online në aksione të kompanive të njohura, mes tyre edhe “Amazon”, me premtimin për fitime të shpejta dhe të mëdha.

Skema vijonte pasi personat pranonin të investonin. Ata merrnin një email me një link dhe udhëzoheshin të instalonin në kompjuter aplikacionin “AnyDesk”. Përmes këtij aplikacioni, personat që qëndronin pas skemës mund të merrnin akses në kompjuterët e viktimave dhe, sipas hetimeve, të siguronin të dhënat e sigurisë së llogarive bankare. Më pas viktimave u kërkoheshin edhe pagesa të tjera, të paraqitura si komisione bankare për të tërhequr fitimet e pretenduara.

Hetimi nisi fillimisht nga autoritetet italiane në vitin 2020, pas kallëzimit të një qytetari italian që kishte deklaruar se ishte mashtruar dhe kishte investuar rreth 700 mijë euro. Më pas çështja u hetua edhe nga autoritetet shqiptare, ndërsa SPAK regjistroi procedimin penal në vitin 2021.

Në janar 2024, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj Bruno Çobos dhe 16 personave të tjerë. Çobo akuzohej si krijues dhe drejtues i grupit, ndërsa personat e tjerë për pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal dhe mashtrim kompjuterik. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në korrik 2024.

Ndërkohë, Bruno Çobo ishte arrestuar në Dubai dhe më 13 mars 2024 u ekstradua drejt Shqipërisë. Autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim në kuadër të hetimit për skemën e mashtrimit përmes Call Center-it.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë procesit gjyqësor, grupi dyshohet se ka përfituar rreth 4.7 milionë euro nga skema e mashtrimit.

Në tetor 2025, Gjykata e Posaçme dënoi 16 të pandehurit, ndërsa në tetor 2026 Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimet. Bruno Çobo u dënua me 8 vite burg, ndërsa dënimet për të tjerët variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burg.

Në total, vendimet e Apelit për 16 të dënuarit përfshijnë dënime që shkojnë në rreth 110 vite burgim.

Etiketa: Bruno Çobocall centerGJKKOmashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’po ndodh te Gjykata e Posaçme? Garda e Republikës kontrolle me qen eksploziv

15:01 : 06/10/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO

10:59 : 06/10/2026
AKTUALITET

Mashtrimi me Call Center/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet, mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

12:50 : 05/10/2026
AKTUALITET

Përplasja e GJKKO me Dhomën e Avokatisë/ Meta: Lojë politike që minon drejtësinë

12:41 : 03/10/2026
AKTUALITET

“Konflikti nisi nga xhelozia”/ Dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollajt

13:20 : 02/10/2026
AKTUALITET

“Jemi policë na dorëzo arin”/ Tentuan të mashtronin një person në Itali, arrestohet një shqiptar dhe një italian

13:38 : 01/10/2026
Para

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

TË GJITHA

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

12:22 : 07/10/2026

Dosja “Call Center”/ 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur (EMRAT)

12:21 : 07/10/2026

Kongresi amerikan kërkon hetim për lidhjet e Kushner me industrinë izraelite të armëve

12:13 : 07/10/2026

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

12:02 : 07/10/2026

Shpopullimi/ Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

11:55 : 07/10/2026

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop

11:51 : 07/10/2026

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakohshme

11:45 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com