Gjermania mbështet teknologjinë e Tesla-s, Musk kërkon miratim në gjithë BE-në
Gjermania ka shprehur mbështetjen për miratimin në të gjithë Bashkimin Evropian të sistemit të asistencës për drejtimin e automjeteve të Tesla-s, duke i hapur rrugë përdorimit më të gjerë të teknologjisë në Evropë.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, e përshëndeti vendimin duke reaguar në platformën e tij X me fjalët “Danke schön”, pasi ministri gjerman i Transportit, Steffen Bilger, deklaroi se Berlini po mbështet një proces të shpejtë miratimi në BE.
Bilger tha se autoritetet gjermane kanë diskutuar me Tesla-n çështje teknike dhe të përgjegjësisë dhe se Gjermania është dakord që sistemi të lejojë një tejkalim të kufirit të shpejtësisë deri në 10%. Berlini pritet ta mbështesë këtë qasje edhe gjatë procesit evropian të miratimit.
Ky element ka shkaktuar debate mes rregullatorëve dhe ekspertëve të sigurisë rrugore, të cilët argumentojnë se funksioni që lejon automjetin të udhëtojë mbi shpejtësinë e përcaktuar duhet të hiqet përpara miratimit të teknologjisë.
Një tjetër çështje është emërtimi i sistemit. Tesla është ofruar ta riemërtojë teknologjinë nga “Full Self-Driving” në “Tesla Assisted Driving”, për të shmangur përshtypjen se automjetet janë plotësisht autonome. Sistemi kërkon ende që shoferi të jetë i përfshirë dhe përgjegjës për drejtimin.
“Qëllimi im është që shoferët e Teslës të jenë në gjendje të shijojnë përfitimet e drejtimit të asistuar në të gjithë BE-në pa vonesë”, tha Bilger.
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës
Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar
Rubio në Athinë: Greqia, aleat kyç dhe burim stabiliteti në një botë të paqëndrueshme
- 12:24 “Askush nuk dëshiron një Greqi të re”, shtohen thirrjet për zgjedhje krize në Rumani
- 12:09 UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës
- 12:04 “Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat
- 12:02 Franca do pezullojë mësimet në shkollat e mesme në fund të javës për shkak të protestave
- 11:55 Frikë nga murtaja, OBSH-ja i kërkon Moskës sqarime për rastin e dytë të dyshuar
- 11:51 Rubio në Athinë: Greqia, aleat kyç dhe burim stabiliteti në një botë të paqëndrueshme