Palestinezët jetuan ‘ferrin’ Izraeli përkujton viktimat, 3 vite nga sulmet terroriste të Hamas

Bota

Palestinezët jetuan ‘ferrin’ Izraeli përkujton viktimat, 3
Sot Izraeli shënon tre vjet nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin u vranë rreth 1 mijë e 200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Në të gjithë vendin po zhvillohen ceremoni përkujtimore, të nisura me një minutë heshtje në orën 06:29, në përkujtim të momentit kur nisën sulmet.

Në vendin ku u zhvillua festivali muzikor Nova, ku u vranë 378 persona dhe 44 u morën peng, familjarët rikthyen dhimbjen e asaj dite, duke e cilësuar atë që ndodhi si “të paimagjinueshme”.

Në përgjigje të sulmit, Izraeli nisi ofensivën ushtarake në Gaza, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, janë vrarë më shumë se 74 mijë e 200 palestinezë.

Tre vjet më pas, lufta ka ndryshuar rrënjësisht Gazën, ndërsa përmasat e shkatërrimit dhe pasojat humanitare mbeten në qendër të konfliktit, me organizatat ndërkombëtare të medias që përballen me kufizime për raportimin e drejtpërdrejtë nga territori. 

ME TE LEXUARAT