E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

U bënë prindër për herë të 10-të, çifti nga Kukësi në studion e “Mes’Dritë”, babai: Kemi vështirësi, por ia dalim

Ervini dhe Fatmira janë vetëm 36 vjeç dhe tashmë janë prindër të 10 fëmijëve. Çifti me origjinë nga Kukësi jeton në zonën e Kamzës në Tiranë, ndërsa vetëm pesë ditë më parë Fatmira solli në jetë fëmijën e tyre të dhjetë.

Të ftuar në studion e emisionit “Mes’Dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, çifti rrëfeu për jetën me një familje kaq të madhe, vështirësitë ekonomike dhe eksperiencën e lindjes së fundit.

Reklamë

Fatmira tregoi se ajo dhe bashkëshorti kishin dëshiruar që në fillim të kishin një familje të madhe, ndërsa për lindjen e fundit tha se kishte përjetuar disa vështirësi shëndetësore.

Fatmira: Kisha probleme me tensionin…

Reklamë

Ervini tregoi se ai vjen nga një familje me dy fëmijë dhe se për çiftin, numri i fëmijëve nuk ka qenë një çështje planifikimi strikt.

Ervini: Ne jemi dy fëmijë në familje, por kemi ardhur pas 11 vitesh martesë. Vëllai ka katër fëmijë. Planifikimi familjar është… fëmija është e ardhmja, e di ai lart (Zoti). Familja është e kompletuar edhe me dy, me tre, edhe me katër, por…

Në të njëjtën linjë është edhe Fatmira, e cila thotë se ndan të njëjtin mendim me bashkëshortin.

Jeta me 10 fëmijë nuk është e lehtë, veçanërisht sa i përket anës ekonomike. Ervini tregon se punon në të zezë dhe merr punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat e familjes.

“Punoj në të zezë, ku të dalë. Kjo e bën pak të vështirë, por ia dalim”, rrëfeu ai.

Ndërsa Fatmira qëndron në shtëpi dhe kujdeset për fëmijët, duke e përshkruar përditshmërinë si një kombinim mes ditëve të vështira dhe momenteve të bukura.

“Ka ditë të vështira, por ka dhe të mira. Ne e kalojmë me pak gjëra të vogla”, tha Ervini.

Në fund, çifti uroi që fëmijët e tyre të kenë shëndet dhe sukses në shkollë. Për Fatmirën, dëshira kryesore për të ardhmen e tyre është e thjeshtë: të arsimohen dhe të jenë të pavarur.

“Vetëm shkollën, të mësojnë sa më shumë që të bëhen për vete”, u shpreh ajo.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.