Zemaj: Votimet në Kuvend i dhanë fund përplasjes politike mes VV-së dhe PDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës dëshmon, sipas tij, se Lëvizja Vetëvendosje e pranon një president politik nga PDK-ja, ndërsa një mundësi të tillë nuk e pranonte kur kandidati vinte nga LDK-ja.

Të lidhura

None found

“Pas një procesi të gjatë, të shoqëruar me debate, pritje, prapaskena, kushte dhe manovra politike të ngjashme me një lojë ping-pongu, Kuvendi i Kosovës dje i dha vendit Presidenten e re. Megjithatë, e vërteta doli në pah. U bënë të qarta dy zhvillime politike: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik nga PDK-ja, por jo një president politik nga LDK-ja. Pse kërkohej konsensus vetëm nga LDK-ja?”, ka deklaruar Zemaj.

Sipas tij, një tjetër dëshmi është edhe vota e VV-së për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përmes së cilës kjo parti pranoi në praktikë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Këto nuk janë më thjesht qëndrime politike apo dallime ideologjike, por veprime konkrete dhe votime të regjistruara në Kuvend. Me zhvillimet e djeshme përfundoi ping-pongu politik mes VV-së dhe PDK-së. Votat dëshmuan shumë më tepër sesa deklaratat”, ka përfunduar Zemaj.


Shtuar më 7.10.2026 12:45

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon