Po shiste material bërthamor, arrestohet në flagrancë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 12:50 | Kapur në kamera

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Gjeorgjisë ka arrestuar një shtetas gjeorgjian, i dyshuar për posedim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe për planifikimin e shitjes së uraniumit një shtetasi të huaj, për shumën prej 700 mijë dollarësh.

Sipas autoriteteve, arrestimi u krye gjatë një operacioni të përbashkët nga efektivë të departamenteve të Kundërzbulimit dhe Operacioneve Speciale, përcjell A2 CNN.

Hetuesit dyshojnë se personi kishte në posedim uranium dhe synonte t’ia shiste atë një shtetasi të huaj. Shërbimi i Sigurisë Shtetërore nuk bëri të ditur sasinë e materialit bërthamor dhe as identitetin e blerësit të mundshëm.

Sipas ligjeve gjeorgjiane, nëse shpallet fajtor i dyshuari rrezikon dënim për trajtimin e paligjshëm të materialeve bërthamore, me burgim deri në 10 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos