Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, arrestohet një 19-vjeçar! 7 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

7 Tetor 2026 | 12:55

Shtatë persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë polake, tha policia të mërkurën, duke shtuar se sulmuesi ishte arrestuar.

Kryetari i bashkisë së Ostrolekës, qytetit ku ndodhi incidenti, konfirmoi se kishte pasur një sulm dhe se disa persona ishin plagosur.

“Informacioni më i rëndësishëm është se situata është vënë nën kontroll”, tha kryebashkiaku Pawel Niewiadomski në një deklaratë.

Mediat vendase raportuan se sulmuesi ishte një nxënës 19-vjeçar në shkollë dhe se midis të plagosurve kishte dy persona të plagosur rëndë.

Ndërkohë, raportohet gjithashtu se shumica e viktimave ishin nxënës, megjithëse një mësues u plagos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peskov akuzon mediat për lajme të rreme: Rusia e informoi siç duhet OBSH-në për murtajën

Rusia e njoftoi me kohë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vdekjen e një punonjësi në një institut kërkimor për murtajën në Siberi javën e kaluar,...
12:46 | 07/10/2026

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2026 për zgjidhjen e një enigme të gjatë se si të formohet...
12:31 | 07/10/2026

Gjermania mbështet teknologjinë e Tesla-s, Musk kërkon miratim në gjithë BE-në

Gjermania ka shprehur mbështetjen për miratimin në të gjithë Bashkimin Evropian të sistemit të asistencës për drejtimin e automjeteve të Tesla-s, duke i hapur rrugë...
12:24 | 07/10/2026