Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër kundër hartës së re administrativo-territoriale të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si një projekt që, sipas tij, rrezikon të sjellë shpopullimin dhe dobësimin e komuniteteve në zona të ndryshme të vendit. Në një deklaratë publike, Blushi e ka konsideruar ndarjen e re territoriale si “një hartë diktatoriale, kriminale, shpopulluese dhe shkombëtarizuese”, ndërsa ka akuzuar qeverinë se nuk ka zhvilluar konsultime të mjaftueshme me komunitetet.
Sipas Blushit, propozimi për shkrirjen e 15 bashkive nuk duhet parë vetëm si një çështje administrative, por si një vendim që prek drejtpërdrejt shërbimet publike, përfaqësimin dhe zhvillimin e komuniteteve.
Ai pretendon se ndryshimet territoriale cenojnë identitetin dhe trashëgiminë e zonave të prekura, ndërsa mund të sjellin largimin e shërbimeve publike dhe rritjen e distancës mes qytetarëve dhe pushtetit vendor. Blushi ka njoftuar gjithashtu se Partia e Lirisë do të zhvillojë një protestë para Kuvendit, nesër në orën 10:00, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit kundër hartës së re territoriale. Ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve të Partisë Socialiste që të mos votojnë sipas urdhrit politik dhe të marrin në konsideratë kundërshtimet e qytetarëve. Sipas Blushit, Shqipëria ka nevojë për një pushtet vendor më funksional dhe për shërbime më pranë qytetarëve, ndërsa kundërshton një ndarje që, sipas tij, do të sjellë më shumë centralizim, shpenzime dhe largim të shërbimeve. Në fund të deklaratës, Blushi ka përsëritur thirrjen për protestë nesër në orën 10:00 para Kuvendit, duke e cilësuar kundërshtimin e hartës së re si një çështje që shkon përtej 15 bashkive të prekura.
REAGIMI
Harta e re administrativo-territoriale e Edi Ramës nuk është një reformë, por një hartë diktatoriale, kriminale, shpopulluese dhe shkombëtarizuese, e pa konsultuar, që duhet refuzuar dhe ndalur nga të gjithë shqiptarët.
Kjo ndarje e dhunshme territoriale është pabesia e radhës e Edi Ramës, një thikë pas shpine për shqiptarët, që nuk shkrin vetëm 15 bashki, por që shkel rëndë Kushtetutën, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale, që e zhduk nga harta e Shqipërisë trevat më patriotike të vendit, identitetin, trashëgiminë dhe vlerat e tyre, që zhbën përfaqësimin, largon në torturë shërbimet publike, frenon zhvillimin e komuniteteve dhe kërcënon seriozisht të ardhmen e zonave të tëra të vendit.
Ky projekt ogurzi duhet ndalur me çdo çmim dhe shqiptarët duhet t’i tregojnë Edi Ramës se vetëm ata janë zot i familjeve të tyre, vatrave të tyre, zonave dhe së ardhmes së tyre.
Partia e Lirisë, që e ka kundërshtuar me forcë këtë hartë shkatërrimtare, i fton nesër, në ora 10:00, të gjithë shqiptarët para Parlamentit, të protestojnë fuqishëm në emër dhe në mbrojtje të dinjitetit, të familjes, të trashëgimisë dhe të së ardhmes së tyre.
Nesër para Kuvendit, zëri i shqiptarët duhet të dëgjohet më fort se kurrë.
Kundërshtimi i kësaj harte kriminale nuk mund të trajtohet si një çështje lokale, që u përket vetëm 15 bashkive, që synohet të shkrihen.
Nuk mund të pranohet që një vendim kaq i rëndësishëm për jetën e qindra mijëra familjeve të kthehet në një vendimmarrje të njëanshme politike nga një Kuvend që sot përfaqëson vetëm interesat kriminale, mafioze dhe ekonomike të Edi Ramës.
I bëj thirrje çdo deputeti të Partisë Socialiste, t’i thërrasë mendjes dhe arsyes, të dëgjojë zërin e shqiptarëve, të mos jetë nesër një karton i verbër dhe në vend të votojë me urdhër politik një projekt ogurzi, duhet ta refuzojë dhe të bashkohet nesër në sheshin para Kuvendit me shqiptarët.
Çdo deputet i Partisë Socialiste duhet të kuptojë se çdo kërcënim për përjashtim nga grupi parlamentar, është i pavlerë në raport me vendimin për të dëgjuar dhe për t’u bashkuar me shqiptarët që janë ngritur në protestë.
Territori i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si një plaçkë dhe çdo pëllëmbë tokë që Edi Rama kërkon ta fshijë nga harta duhet mbrojtur nga ky projekt ogurzi shpopullues.
Shqipëria ka nevojë për pushtet vendor më funksional, që garanton shërbimet jetike më afër me qytetarin, një pushtet vendor që u dëgjon dhe u zgjidh hallet, më të përgjegjshëm ndaj komuniteteve, jo për një ndarje kaq kriminale që prodhon më shumë largësi, torturë, shpenzime, largim shërbimesh, centralizim, pasiguri, që nxit largimin dhe braktisjen e trevave të tëra.
Ky Parlament nuk ka mandat për të vendosur për gjithçka.
Këtë mandat e ka vetëm sovrani dhe sovrani ka folur por do të flasë më fuqishëm nesër.
Shqipëria nuk mund të shpopullohet, nuk mund të shkombëtarizohet sepse zot i këtij vendi nuk është Edi Rama por janë vetëm shqiptarët.
Nesër, në orën 10:00, të gjithë para Kuvendit, për t’i treguar Edi Ramës se fundi i tij po vjen, se ditët i ka të numëruara, se ora e gjykimit popullur është më afër se kurrë dhe se llogaridhënies para shqiptarëve nuk do të mund t’i shmanget kurrë.
Harta e “Rilindjes” duhet hedhur në koshin e plehrave dhe bashkë me të edhe Edi Rama, armiku më i egër i shqiptarëve.
Të gjithë nesër, në ora 10:00, para Kuvendit sepse nuk ka fuqi në botë që mund të ndalë dot një popull të tërë, të ngritur në këmbë për të mbrojtur të drejtat, lirinë, dinjitetin, familjen dhe kombin e tij.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Tetor10:44
“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese në misionin tuaj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës....
POLITIKE
6 Tetor22:35
“Situata më e rrezikshme dhe më mjerane se në komunizëm”, Aliaj: Ja çfarë po ndodh në Francë
Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që po zhvillo...
POLITIKE
6 Tetor21:28
Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë...
POLITIKE
6 Tetor21:03
Nga projektligji për Territorialen te komisioni hetimor për KAYO-n, zbardhet rendi i ditës së Kuvendit ditën e enjte
Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat me disa ...
POLITIKE
6 Tetor20:40
“Arrestoni Ballukun”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit thirrje pranë Drejtorisë së Policisë
Vazhdon marshi i protestuesve në rrugët e Tiranës, sot në ditën e 129 të tubimit.
Ata aktualisht ndodhen pranë Drejtoris&eum...
POLITIKE
6 Tetor19:56
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj mesazh për studentët
Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë dal&eum...
POLITIKE
6 Tetor19:40
FOTO/ Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, Parlamenti yt mbetet pa 84 vota
‘O Taulant, bëj presion sa të duash mbi deputetë, të enjten parlamenti yt mbetet pa 84 vota, o i shkretë’.
Kjo ësht&e...
POLITIKE
6 Tetor19:22
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti
Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 129 ditë të revoltës kundër klasës politike.
Pas grumbullimit në sheshin Sk...
POLITIKE
6 Tetor19:07
Berisha: Gjatë qeverisjes tonë Shqipëria doli e 4-ta në botë për konvertimin e rritjes ekonomike në mirëqenie
‘Shqipëria u rendit e katërta në botë për konvertimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.’ ...
POLITIKE
6 Tetor18:43
SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës
Në kulmin e skandalit “Kayo”, vetëm pak ditë pasi SPAK sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet, Ministri...