‘Eshtë e rreme’, Reperi Drake mohon se është babai i fëmijës që pret ish-e dashura e tij Kecia Sande Republika Çeke nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, pasi transmetuesi publik Ceska televize (ČT) njoftoi se po tërhiqet nga konkursi.
Sipas ČT, shkak është bërë shkurtimi i buxhetit dhe rritjes së kostove të prodhimit. Konkursi gjithashtu nuk do të transmetohet nga rrjeti publik çek.
ČT theksoi se presionet financiare dhe kostot nuk e lejojnë vendin të marrë pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm.
“Në dritën e rregullimeve të vazhdueshme të buxhetit, Televizioni Çek ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e vitit 2027”, tha transmetuesi publik në një deklaratë.
Ndërkohë, transmetuesi publik çek la të hapur mundësinë e rikthimit të vendit në Eurovision në të ardhmen.
Drejtori i Eurovisionit, Martin Green, shprehu keqardhjen e tij për zhvillimin, ndërsa theksoi se i kuptonte vendimet e vështira financiare që transmetuesit publikë duhet të marrin.
Top Channel