
Orendi dhe sende nga më të ndryshmet shtëpiake e deri tek kabllot e rrjetit elektrik, janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar nga policia në fshatin Dukat-Fushë të bashkisë së Vlorës. Banorët tregojnë rastet dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa ndihen të pasigurt në banesat e tyre.
Shpopullimi i fshatrave dhe lënia e banesave pa njerëz, është kthyer në një gjah mjaft të mirë për grabitësit, të cilët kanë nisur të vjedhin ç’të gjejnë në këto banesa. Fshati Dukat-Fushë, është një prej këtyre fshatrave që kohët e fundit po përjeton grabitje të shpeshta.
Rastet nuk mungojnë, pamjet dhe faktet gjithashtu, por ajo që është më shqetësuese është se ende nuk ka asnjë person përgjegjës duke i lënë banorët e mbetur në fshat nën presionin dhe frikën e grabitësve. (A2 Televizion)