Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur hapjen e nëntë konkurseve për përfitimin e bursave nga nxënësit e shkollave të mesme gjatë vitit shkollor 2026/2027.
Të lidhura
None found
Pjesa më e madhe e bursave, konkretisht 1.570, u dedikohet nxënësve të regjistruar në paralelet duale. Bëhet fjalë për arsimin profesional, ku zhvillohet një numër më i lartë orësh të mësimit praktik, sipas programeve përkatëse të arsimit profesional.
Skema parashikon edhe 900 bursa sociale për nxënësit e shkollave të mesme publike, 300 bursa për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm me programe të posaçme mësimore, si dhe 180 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e mesme publike dhe private.
Gjithashtu, nga 150 bursa janë parashikuar për nxënësit që ndjekin programe të aftësimit profesional dhe të arsimit profesional trevjeçar, për sportistët e talentuar të shkollave të mesme publike dhe private, si dhe për nxënësit e talentuar të shkollave të mesme, me përjashtim të atyre që ndjekin fushën e arteve.
Ndërkohë, 50 bursa do t’u ofrohen nxënësve pa prindër, ndërsa 50 të tjera janë përcaktuar për nxënësit e talentuar të arteve që ndjekin arsimin në shkolla të mesme publike ose private.
Detajet mbi kriteret që duhet të plotësohen dhe procedurën e aplikimit janë publikuar në konkurset përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
