Shtatë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në një shkollë në Poloni. Dy prej të lënduarve raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Të lidhura
None found
Autori i dyshuar është një nxënës 19-vjeçar i institucionit arsimor, i cili është ndaluar nga autoritetet pas ngjarjes, raportoi Reuters duke iu referuar radios polake RMF FM.
Shumica e të plagosurve janë nxënës, ndërsa në mesin e tyre është edhe një mësues.
Kryetari i bashkisë së qytetit ku ndodhi incidenti tha se situata tashmë është nën kontroll. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit.
