Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të certifikatave veterinare dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, duke krijuar një sërë burokracishë për bizneset që tregtojnë produkte bujqësore dhe ushqimore. Të dhënat tregojnë se Kosova aplikon 14 modele certifikatash, ndërsa Shqipëria rreth 11. Këto dokumente kërkohen për ngarkesa me produkte si mish, qumësht, vezë, mjaltë dhe produkte peshkimi, si dhe për kafshë të destinuara për riprodhim apo therje. Në rastin e Shqipërisë, lista përfshin 6 certifikata veterinare dhe 3 fitosanitare, si dhe dokumentin për rieksport, që përdoret kur një produkt i importuar dërgohet më pas drejt një tregu tjetër.