Shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, procedohet shoqëruesi

7 Tetor 2026 | 13:21

Një 27-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjesn e së martës në Librazhd, pasi tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë E. C., 27 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. T., 21 vjeç, pasi ky i fundit e shoqëronte dhe me vete kishte një mjet prerës.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari jeton në Durrës, ndërsa në Librazhd ndryshonte vendbanimet me qëllim moskapjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, si rezultat i administrimit të shpejtë, në drejtimin e Prokurorisë, të një informacioni të siguruar në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Zhvendosja”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 27 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. T., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, banues në Durrës, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd, ku ndërronte shpesh njësinë e banimit, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, gati për shitje, ndërsa 21-vjeçarit që e shoqëronte iu gjet 1 mjet prerës (thikë).

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. C., automjetin me të cilin lëvizte për të shpërndarë dozat, e drejtonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”, Demo në Akademinë e Sigurisë: Jemi në rrugë të mbarë për pagat

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë drejtuar studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë, vuri theksin te...
12:04 | 07/10/2026

Mashtruan qytetarët përmes Call Center, 5 të dënuarat e grupit të Bruno Çobos i kërkojnë GJKKO pezullimin e dënimit

Pesë nga të dënuarat e dosjes së grupit të Bruno Çobos, të cilët akuzohen për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes platformave të “Call Center”, i...
11:39 | 07/10/2026

Tre vatra zjarri gjatë natës në Vlorë, dyshohet se janë të qëllimshme (VIDEO)

Një zjarr ka rënë gjatë orëve të vona të natës në fshatin Bestrovë të Vlorës. Sipas informacioneve, tre vatra zjarri janë shfaqur në tre vende...
11:24 | 07/10/2026