Zelensky: Sulmi me raketa ruse vrau 12 persona, i bënë një dhuratë ditëlindje Putinit

7 Tetor 2026 | 13:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se një sulm rus me raketë shkatërroi një ndërtesë banimi në qytetin Pryluky, në rajonin e Chernihivit, duke e cilësuar atë si një “dhuratë” për ditëlindjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Putin mbushi 74 vjeç të mërkurën. Sipas autoriteteve ukrainase, një raketë goditi një pallat pesëkatësh në Pryluky, duke vrarë nëntë persona, mes tyre tre fëmijë, dhe duke plagosur 34 të tjerë.

“Mund të ketë ende njerëz nën rrënoja”, deklaroi Zelenskyy, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan kërkimet për të mbijetuarit.

Sulmet ruse gjatë natës shkaktuan viktima edhe në qytetet Kremenchuk dhe Oleksandriya, ndërsa ndërtesa banimi u dëmtuan në Dnipro.

Zelenskyy tha se sulmet me raketa dhe dronë goditën disa zona të Ukrainës, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan operacionet në zonat e prekura.

Autoritetet ukrainase raportuan të paktën 12 viktima në të gjithë vendin nga sulmet e natës, ndërsa numri i të plagosurve dhe dëmeve materiale vijon të vlerësohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE i jep Ukrainës 1.24 miliardë euro për dronë dhe pajisje ushtarake

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se ka akorduar 1.24 miliardë euro për Ukrainën, të cilat do të përdoren për blerjen e dronëve të prodhuar në...
13:18 | 07/10/2026

Murtaja në Rusi, Peskov sulmon mediat e huaja: E informuam në kohë OBSH-në siç duhet

Rusia njoftoi me kohë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vdekjen e një punonjësi në një institut kërkimor për murtajën në Siberi javën e kaluar, tha...
13:15 | 07/10/2026

Ushtria iraniane: Do të kryejmë operacione parandaluese nëse është e nevojshme për të penguar çdo sulm armi

Duke folur për agjencinë iraniane të lajmeve Fars, Ekreminiya tha se Irani e ka ndryshuar qasjen e tij ushtarake gjatë luftës kundër SHBA-së dhe Izraelit...
13:12 | 07/10/2026