Çahet tubacioni/ Uji i pijshëm derdhet në ujërat e ndotura të lumit Lana
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfshin lumin Lana, përkatësisht kilometrat që përfshijnë gjatësinë 1.8 km duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”.
Sot po sjellim të tjera pamje që tregojnë nivelin e lartë të ndotjes së lumit Lana.
CNA TV gjatë një vëzhgimi të fundit në terren të këtij fenomeni ka evidentuar tregues shkatërrimtarë për lumin Lana, ndotjen nga ujërat e zeza si dhe pirgjet me plehra buzë Lanës.

Pamjet tregojnë gjendjen e tmerrshme dhe skandaloze në të cilën ndodhet Lana, ku duket se pavarësisht denoncimeve të shumta apo raporteve që i nxijnë institucionet si Bashkia e Tiranës nuk kanë marrë asnjë masë.

Pothuajse të gjithë gjatësinë e lumit Lana duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryeqëzimi në rrugën "Teodor Keko" në Astir, Lana është më shumë një landfill sesa një lumë që përshkon kryeqytetin dhe supozohet që duhet të ishte një atraksion për turistët që e vizitojnë Tiranën.

Ashtu siç mund të shihni edhe nga pamjet, plehrat përshkuajnë vijën e lumit, aroma e keqe është përhapur kudo, ujërat e zeza notojnë në lum.

Situata është kritike dhe ky shqetësim duhet të përbënte një kambanë alarmi për Bashkinë e Tiranës, pasi kryetari i arrestuar i saj kishte premtuar në vitin 2024 projektin që do të transformonte dhe rehabilitonte lumin Lana.
Bëhet fjalë për një projekt 29 milionë euro, i cili nuk ka asnjë gjurmë reale në qytet, përkatësisht te lumi Lana.
Situata është kjo që paraqitet fatkeqësisht në këto pamje që sjell CNA TV.

Projekti dhe investimi për zgjatimin e lumit Lana ka mbetur vetëm në propagandën që qelb kryeqytetin, atë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.
Këto pamje janë dëshmi se jo vetëm investim nuk ka, por edhe premtimet e bëra për rehabilitimin e lumit Lana mbeten veçse mashtrime të një mashtruesi kronik siç është në këtë rast kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./ CNA
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtu...
Ambasada gjermane në Shqipëri ka ndarë në rrjetet sociale ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përmes një postimi në r...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Kryeministri Edi Rama është pritur me reagime të ashpra ng...
Ndonëse ritmet e rritjes po pakësohen në krahasim me dy vi...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) publik...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas zgjedhjes së Ju...
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 7 tetorin e sulmeve të...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka Pulën për z...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke publ...
Këtë të martë po mbahet protesta qytetare e 129-të kundër ...
Aktorja e njohur Monika Lubonja ka reaguar për herë të par...
Kur na ndajnë vetëm disa minuta nga nisja e sfidës Shqipër...
“Dashuria e njerëzve punëtorë nuk buron nga makutëria e ...
Tuneli i Krrabës do të funksionojë me një tub, me qarkulli...
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të nisë së...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe ...