Vendi
Aksident te Pushimi i Shoferit në Lushnje, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierën
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit-Lushnje, ku një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit po udhëtonte në drejtim të Lushnjës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës.
Reklamë
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




