Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit po udhëtonte në drejtim të Lushnjës kur ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me barrierën.